Fillimi LajmeBallkaniBDI përpiqet të pengojë fuqizimin e Lëvizjes BESA në Çair

BDI përpiqet të pengojë fuqizimin e Lëvizjes BESA në Çair

nga Shekulli Agency

Levizja-Besa-ne-Cair-804x380(MAQEDONI) – Aktivistët e BDI-së në Çair po përpiqen me çdo kusht që të pengojnë aktivitetet e Lëvizjes BESA në këtë komunë. Burime nga partia opozitare kanë njoftuar se në disa raste kanë hasur në veprime obstruktive të realizuara nga aktivistë të partisë shqiptare që e qeveris Komunën e Çairit.

Anëtarët e Lëvizjes BESA e kanë vërejtur këtë qasje në rastet kur u është dashur të kërkojë bashkëpunim me zyrtatët për të realizuar aktivitete të ndryshme në hapësira publike në këtë komunë.

Theksohet se kjo qasje revanshuese e militantëve partiakë të BDI-së buron nga rritja e konsiderueshme e Lëvizjes BESA. Frika bëhet edhe më e theksuar për shkak se Çairi është konsideruar si bastion i BDI-së.

/SHENJA/

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies