Fillimi LajmeAzerbajxhani: Rusia të parandalojë kalimin e automjeteve nga vendet e tjera në Karabak

Azerbajxhani: Rusia të parandalojë kalimin e automjeteve nga vendet e tjera në Karabak

nga Shekulli Agency

Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit nëpërmjet një letre drejtuar Ministrisë ruse të Mbrojtjes dhe komandës së elementëve rusë me detyrë të përkohshme në Malësinë e Karabakut i kërkoi Rusisë të parandalojnë kalimin në Karabak të automjeteve që u përkasin vendeve të tjera.

Në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit thuhet se në letër vihet theksi se kalimi i automjeteve të vendeve të tjera në rajonet ku jeton popullata armene dhe të cilat ndodhen nën kontrollin e përkohshëm të elementëve rusë është në kundërshtim me deklaratën që presidentët e Azerbajxhanit, Armenisë dhe Rusisë nënshkruan më 10 nëntor 2020.

Më tej nga Rusia kërkohet që të parandalojë situata të tilla dhe se hyrja e personave fizik dhe juridik si dhe e automjeteve të vendeve të tjera në territoret e Azerbajxhanit pa lejen e Azerbajxhanit është në kundërshtim me ligjet e vendit.

Në faqet e postimeve sociale janë publikuar pamje të cilat dëshmojnë se maune dhe tankerë nafte me targa iraniane kanë hyrë në rajonet nën kontrollin e elementëve rusë.

Në muajin gusht Azerbajxhani i dërgoi notë proteste Iranit për shkak të mauneve që kanë udhëtuar në mënyrë të paligjshme në rajon.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies