Fillimi LajmeAvioni luftarak F-35 i forcave japoneze zhduket në Oqeanin Paqësor

Avioni luftarak F-35 i forcave japoneze zhduket në Oqeanin Paqësor

nga Shekulli Agency

Një avion i modelit F-35A i Forcave Ajrore të Japonisë është zhdukur në veri të Oqeanit Paqësor.

Forcat Ajrore Japoneze të Mbrojtjes njoftuan në një deklaratë se avioni F-35A me detyrë në bazën ajrore Misawa në veri të vendit, është zhdukur gjatë një fluturimi trajnues, raportoi agjencia japoneze e lajmeve Kyodo.

Siç thuhet, kontakti i avionit me radarin është ndërprerë në orën 19:27 sipas kohës lokale teksa ndodhej në fluturim në një largësi prej 135 kilometrash në lindje të bazës, ndërsa autoritetet janë duke i vazhduar aktivitetet e kërkimit të avionit dhe pilotit.

Ndërkohë, ministri japonez i Mbrojtjes, Takeshi Iwaya, ka njoftuar se me qëllim masash janë ndaluar fluturimet e avionëve luftarakë F-35A të cilët ndodhen me detyrë në bazën ajrore.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies