Fillimi LajmeAustri, arrin në mbi 70 numri i të vdekurve të gjendur në një kamion

Austri, arrin në mbi 70 numri i të vdekurve të gjendur në një kamion

nga Shekulli Agency

2

Viktimat u gjendën në një kamionçinë të braktisur në një autostradë në rajonin Burgerland të Austrisë në afërsi të kufirit me Sllovakinë dhe Hungarinë dhe dyshohet se iu përkasin refugjatëve.

 

Ka vajtur mbi 70 numri i trupave të pa jetë që dyshohet se i përkasin refugjatëve që u gjetën në një kamionin pranë një autostrade në Austri.

Viktimat u gjendën në një kamionçinë të braktisur në një autostradë në rajonin Burgerland të Austrisë në afërsi të kufirit me Sllovakinë dhe Hungarinë.

Zëdhënësi për shtyp i Ministrisë së Brendshme, Alexander Marakovits ka konfirmuar se numri i viktimave në kamionçinë është mbi 70. Marakovits duke vënë në dukje se mes tyre ka gra dhe fëmijë dhe se trupat janë identifikuar, ka theksuar gjithashtu se identitetet e të vdekurve dhe numri i saktë i tyre do të njoftohet ditën e sotme nga policia e Burgerland.

Gjithashtu është theksuar se për nxjerrjen e trupave nga kamioni është përdorur procedura e ftohjes.

Dje, policia deklaroi se në kamion janë 20 – 50 refugjatë, por nuk konfirmuan numrin e saktë për shkak se disa trupa tashmë kishte filluar të dekompozoheshin.

Policia austriake pretendon se refugjatët kanë vdekur të paktën një ose dy ditë para se të gjenden.

Ata theksuan se dekompozimin e trupave e ka përshpejtuar të nxehtit që ka përfshirë Austrinë këto ditë.

Policia kamionin me refugjatët e vdekur e ka zhvendosur në ish-stacionin e veterinarisë pranë kufirit, ku trupat u nxorën dhe u dërguan në Patologji në Vjenë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies