Fillimi LajmeArrestohet një deputet në Malin e Zi, njëri nga liderët e FD-së

Arrestohet një deputet në Malin e Zi, njëri nga liderët e FD-së

nga Shekulli Agency

Deputeti i Frontit Demokratik (FD) Nebojsha Medojeviq, që është njëri nga liderët e këtij unioni, është arrestuar mbrëmë gjysmë ore pas mesnate, pas një urdhri të lëshuar nga Gjykata e Lartë në Podgoricë lidhur me lëndën e iniciuar pas pohimeve për dhënie dhe marrje të ryshfetit, raporton Anadolu (AA).

Policia e Malit të Zi bën të ditur se Medojeviq është arrestuar në bulevardin “Shën Pjetri i Cetinit”, pasi kishte dalë nga ndërtesa e Parlamentit, prej ku është dërguar në paraburgim.

Drejtoria e policisë, thotë se Gjykata e Lartë ka caktuar për Medojeviqin, një paraburgim 60 ditor nga fakti se ai kishte refuzuar të dëshmojë në procedurën të ngritur nga Prokuroria Speciale e Shtetit të Malit të Zi.

“Nga shkaku i pohimeve të cilat ky person i bëri publikisht, se gjoja është në dijeni se ish-kryetarit të komunës së Podgoricës nuk do t’i caktohet masa e paraburgimit nga shkaku se prokurori Special ka marrë nga ai një ryshfet në vlerë prej 100.000 euro”, thuhet në arsyetim.

Arrestimi i Medojeviqit ka bërë që deputetët e FD-së Kuvend dhe për shpalljen e kësaj aleance, do të ketë një më tej.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies