Fillimi LajmeAnkara, Albin Kurti takohet me kryeparlamentarin e Turqisë

Ankara, Albin Kurti takohet me kryeparlamentarin e Turqisë

nga Shekulli Agency

Kryetari i Parlamentit të Turqisë (TBMM), Mustafa Şentop, priti në një takim liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe delegacionin e tij shoqërues.

Takimi u realizua në dyer të mbyllura në zyrat e kryeparlamentarit turk në Ankara.

Më herët, Albin Kurti është takuar edhe me shefat e grupeve parlamentare të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Partisë Lëvizja Nacionaliste (MHP) dhe Partisë Republikane Popullore (CHP).

Kurti gjatë takimeve të tij, ndër të tjerë, është shoqëruar nga deputetet Albulena Haxhiu dhe Fitore Pacolli, si dhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies