Fillimi LajmeAmnesty International thirrje vendeve të Afrikës t’i mbrojnë të burgosurit

Amnesty International thirrje vendeve të Afrikës t’i mbrojnë të burgosurit

nga Shekulli Agency

Autoritetet në Afrikën Sub-Sahariane duhet të ndërmarrin veprime urgjente për të mbrojtur të burgosurit nga koronavirusi i ri (COVID-19) dhe të garantojnë qasje në kujdesin shëndetësor në të gjitha burgjet, tha Amnesty International.

Në një deklaratë, monitoruesi ndërkombëtar i të drejtave të njeriut u bëri thirrje qeverive të lirojnë të burgosurit e ndërgjegjes, të rishikojnë rastet e paraburgimit, si dhe rastet e grave dhe vajzave që janë në paraburgim me fëmijë ose që janë shtatëzënë.

“Ndërsa COVID-19 përhapet në Afrikën Sub-Sahariane, mbipopullimi i rëndë që shihet në shumë burgje dhe qendra paraburgimi rrezikon të bëhet një katastrofë e shëndetit publik, veçanërisht duke pasur parasysh mungesën e përgjithshme të kujdesit shëndetësor”, tha Samira Daoud, drejtoresha e Amnesty International për Afrikën Perëndimore dhe Qendrore.

“Në shumë vende të rajonit, një pjesë e madhe e atyre që janë në paraburgim janë aty vetëm pse kanë ushtruar në mënyrë paqësore të drejtat e tyre të njeriut”, shtoi Daoud.

“Krahas që është gjëja e duhur për t’u bërë, lirimi i të burgosurve të ndërgjegjes menjëherë dhe pa kushte do të lironte hapësirë ​​në këto mjedise dhe do të ndihmonte në mbrojtjen e të burgosurve dhe stafit nga virusi”, theksoi më tej ajo.

Qeveritë afrikane kanë ndërmarrë masa të shumta për të ndaluar përhapjen e virusit, duke përfshirë mbylljen e shkollave dhe tregjeve, vendosjen e kufizimeve të udhëtimit, ndalimin e tubimeve të mëdha dhe lirimin e të burgosurve.

Të paktën 21.317 raste me koronavirus, më shumë se 1.080 vdekje dhe 5.203 të shëruar janë raportuar deri më tani në Afrikë, sipas Qendrave Afrikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies