Ambasadori i Gjermanisë në Ankara, Martin Erdmann, është thirrur të enjten në Ministrinë e Punëve të Jashtme në lidhje me zhvillimet që rezultuan në anulimin e takimit të ministrit të Drejtësisë të Turqisë, Bekir Bozdag me qytetarët turq në Gjermani.
Sipas burimeve diplomatike, Erdmann është thirrur në Ministrinë e Punëve të Jashtme me urdhër të ministrit Mevlüt Çavusoglu, në lidhje me ngjarjet pas së cilës pasoi anulimi i programit në Gjermani, ku Bozdag duhej të takohej me qytetarët turq në Gjermani.
Zëvendëskëshilltari Mehmet Kemal Bozay, nga ana tjetër, në ndërtesën e Ministrisë ambasadorit gjerman i ka përcjellur pakënaqësinë dhe reagimet në lidhje me zhvillimet e fundit.
Paraprakisht u anuluan mbledhjet e ministrit turk të Drejtësisë Bozdag dhe ministrit turk të Ekonomisë Nihat Zeybekci në Gjermani.
Ndryshe, zhvillimet erdhën pasi paraprakisht në qytetin Gaggenau, në rajonin Baden-Württemberg të Gjermanisë, me pretendimin për “pamjaftueshmëri të parkingut dhe hyrjeve”, u pengua aktiviteti i cili do të zhvillohej nga Unioni i Demokratëve Turq Evropianë (UETD), ku do të mbante fjalim edhe ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdag.