Fillimi LajmeAmbasada e Turqisë në Shqipëri përgënjeshtron lajmin për bllokimin e turistëve në Antalya

Ambasada e Turqisë në Shqipëri përgënjeshtron lajmin për bllokimin e turistëve në Antalya

nga Shekulli Agency

-3

Ambasada e Turqisë në Tiranë ka reaguar ndaj një lajmi të publikuar në disa media shqiptare në lidhje me disa turistë të bllokuar në Antalya të Turqisë.

 

Ambasada e Turqisë në Tiranë ka reaguar ndaj një lajmi të publikuar në disa media shqiptare në lidhje me disa turistë të bllokuar në Antalya të Turqisë.

Në një deklaratë me shkrim për AA Ambasada e Turqisë është shprehur se lajmi i publikuar më 5 gusht në disa media shqiptare në të cilin shkruhet se rreth 150 turistë, shtetas së Republikës së Shqipërisë janë bllokuar në aeroportin e Antalyas për tre ditë si dhe janë penguar të hyjnë dhe më pas janë penguar të dalin nga ky vend, dhe vetëm në sajë të ndërhyrjeve të autoriteteve shqiptare më 4 gusht kanë arritur të kthehen në Shqipëri, është krejtsisht i pa vërtetë.

Në deklaratën e Ambasadës së Turqisë në Tiranë thuhet gjithashtu se në lidhje me rastin në fjalë autoritetet shqiptare dhe ato turke përgënjeshtrojnë një lajm të tillë.

Në vazhdim të deklaratës thuhet: “Ambasada e Turqisë e konsideron këtë lajm si një përpjekje kundër sektorit të turizmit të Turqisë. Ne i ftojmë mediat të tregohen më etik dhe të përgjegjshëm”.

“Shtetasit e Republikës së Shqipërisë të cilët vizitojnë Turqinë për arsye të ndryshme duhet të disponojnë një pasaportë kohëzgjatja e të cilës duhet të jetë më shumë se 3 muaj të lejimit të qendrimit dhe 60 ditë më tepër kësaj kohe. Siç dihet për këtë pengesë ligjore është informuar shteti shqiptarë si dhe për të njëjtën çështje janë dhënë të informacione në rrejte të ndryshme sociale”. Shkruan në deklaratën e saj Ambasada turke në Tiranë.

Ambasada e Turqisë në përfundim të deklaratës së saj i bën thirrje të gjithë shtetasve të Republikës së Shqipërisë të bëjnë kujdes për çështjen në fjalë dhe mohon edhe njëherë lajmin se një grup shtetasish shqiptarë janë deportuar nga Turqia.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies