Në Rusi një rënie e tillë nuk është evidentuar as në krizën e viteve 1998 – 1999, Veçanërisht rënia e shitjeve të produkteve ushqimore
Çmimet reale në Rusi vitin e kaluar u ulën me 10 përqind. Çmimet e pakicës janë në treguesit më të këqij të 40 viteve të fundit, ndërkohë numri i atyre që jetojnë nën minimumin jetik vazhdon të rritet.
Sipas informacioneve të nxjerra nga raporti i Institutit të Statistikave të Rusisë (ROSTAT) që mban titullin “Zhvillimet Ekonomiko-Sociale në Rusi gjatë 2015-ës” dhe i cili është publikuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Rimëkëmbjes së këtij vendi, sektori i konsumit të përditshëm pati një rënie me 10 përqind krahasuar me një vit më pare, ndërkohë thuhet se kjo është performanca më e dobët në Rusi që nga viti 1970.
Në Rusi një rënie e tillë nuk është evidentuar as në krizën e viteve 1998 – 1999, Veçanërisht rënia e shitjeve të produkteve ushqimore.
Pjesa e popullatës e cila jeton nën kufirin jetik ndikohet shumë kohët e fundit për shkak të sanksioneve që Rusia ka vendosur ndaj disa vendeve për mallrat ushqimorë pasi këto mallra janë produkti kryesorë që ndikon drejtpërdrejt këtë pjesë.
Pas problemeve me Ukrainën, Rusia ka vendosur embargo për shumë produkte ushqimore ndaj shumë vendeve si SHBA-së dhe një numër të madh të vendeve të Europës. Ndërkohë ajo vendosi sanksione edhe ndaj produkteve të ardhura nga Turqia pas krizës së dalë për shkak të shkeljes së hapësirës ajrore të Turqisë nga një avion rus dhe rrëzimin e tij pas këtij veprimi.
EMRE GÜRKAN ABAY /AA/