
Nga Skënder Sadri KAPITI
Duhet analizuar mirë realiteti, duke gjykuar logjikshëm e me arësye sa më pastër dhe e kthjellur dhe pastaj vepron si duhet shoqëria e pakorruptuar.
Na takon ne mediatikëve, analistëve, vëzhguesve, studiuesve dhe opinionistëve të pavarur e të pakorruptuar që mjerisht ka pak të tillë, na takon ne që ta bëjnmë publike të vërtetën, të asaj se sa të drejtë ka pasur Lulzim Basha në betejën e tij kundër korrupsionit, krimit, hajdutërisë dhe papërgjegjshmërisë së politikës së vjetër, kundër atyre që ai me të drejtë i ka etiketuar si Trekeëdëshi i Bermudës , Berisha-Rama-Meta.
Koha po fakton bashkëpunimin dhe lidhjet e ngushta të tyre kundër Bashës dhe SHBA-ve dhe në mbrojtjen e mbështetjen reciproke të korrupsionit, të hajdutërisë dhe të mashtrimeve publike të tyre.
Ja cila është e vërteta dhe si funksionon korrupsioni partiak, politik, mediatik, intelektual, social e shtetëror në Shqipëri.
Ata që e montuan korrupsionin në politikë, në parti dhe në pushtet janë kryetarët e përjetshëm të partive politike shqiptare të cilët së pari kapin dhe pronësojnë partitë, aktorët politik, dhe pastaj i përdorin ato si material njerëzor për interesa të veta personale, nepotike e klanore. Kryetarët pronarë dhe autokratë janë ata të cilët favorizojnë me poste e detyra të larta shtetërore dhe në administratë një shtresë “besnikësh” të cilëve u jipet mundësia dhe e drejta që të bëjnë korrupsion me pushtetin.
Kjo shtresë është avangarda shërbëtore e liderit të partisë të cilët mbajnë nën survejim, nën presion e kërcënim edhe antarësinë e Partisë për të mos devijuar e për të mos dalë kundër kryetarit.
Këta janë edhe agjitatorët dhe të devotshmit të cilët i shërbejnë me fanatizëm autokracisë dhe servilizmit ndaj kryetarit më këmbim të favoreve e të korrupsionit të lejuar e të mbrojtur prej tij.
Shëmbull i më i fundit që verteton këtë është sulmi banditesk që kjo sërë lloji bëri kundër Bashës, SHBA-ve dhe Selisë së Partisë Demokratike me 8 Janar 2022.
Ky lloj korrupsioni blen edhe televizione, gazeta dhe opinionistë ,analistë dhe intelektualë mercenarë të cilët bëhen zëdhënësit dhe avokatët e regjimit korruptriv të këtij soji lidershipi, të cilët dalin kundër politikës dhe elitës së re politike shqiptare.
Fakt që vertetohet se si këta nuk mbështesin por përkundrazi intrigojnë e sulmojnë me stisje e shpifje kundër Bashës ashtu si don politika e vjetër së cilës ata i shërbejnë e që janë korruptuar prej saj.
Kësaj sëre politike e politikanësh i shërbejnë edhe shume intelektualë të korruptuar por edhe intelektualë injorantë të painformuar dhe që nuk e njohin realitetin në Shqipëri.
Basha reformator, ndërsa lidershipet foltoristë, rilindasit socialistë e lsi-istë, fanatikë e fantazma të së vjetrës dhe mosndryshimit.
Partia Demokratike kishte nevojë për zhvillim demokratik; kishte nevojë për një ndarje nga e shkuara dhe nga fantazmat e së shkuarës dhe të krimit; kishte nevojë për emancipim, liri e për demokraci të brëndshme kundër autokracisë. PD kishte nevojë për një Veting gjithpërmasor; kishte nevojë për dekomunistifikim dhe pastrim nga ishregjimenti i sigurimit të shtetit; kishte nevojë e domosdoshmëri për t’u shkëputur nga tranzicioni dhe nga pengmarrja që asaj i kishin bërë politika e vjetër dhe korrupsioni. Këtë gjë unë PD-së ia kam kërkuar që me krijimin e saj shumë vite më parë që të mos ketë kandidatë për deputëtete ishkomunistë e ishsigurimsa të shtetit, si dhe tani, që ata të cilët shpallen “non grata” të mos kenë vënd as në politikë e as në parlament.
PD kishte nevojë që demokraciteti e demokracia t’i kthehej antarësisë së saj. PD-ja me Berishën kishte një filtër seleksionimi të tillë që: po nuk kishe qenë në të kaluarën i lidhur dhe në shërbim të komunizmit dhe me sigurimin e shtetit nuk mund të bëje karrierë politike.
Dosjet e ishspiunëve të ishsigurimit janë përdorur si shantazh për bindje e nënshtrim ndaj lidrshipit.
Pra, një zhvillim të tillë kundër politikës së vjetër aq të nevojshëm dhe jetike të PD-së do ishte një evolucion e zhvillim i duhur për ndryshim e zhvillim cilësor demokratik, juridik, patriotik dhe real që të krijonte besueshmëri te opinioni publik dhe ai ndërkombëtar të cilët e kishin humbur shpresën dhe besimin te politika e këtij tranzicioni.
Dhe a nuk ishte Basha, ishkryetari i Partisë Demokratike që këtë evolucion ndryshimi po e bënte si një reformator progresiv dhe si misionar që premton e shikon drejt së ardhmes e cila kerkon ndryshimin.
Mirëpo kundër këtij evolucioni e ndryshimi të Bashës dhe të elitës së re politike pro tij, reagoi tërë politika e vjetër shqiptare, veproi frika dhe fanatizmi i mosndryshimit dhe korrupsionit të cilët janë armiqt e progresit, pasi status quoja e ngritur prej tyre në sistem e ndjente rrezikun e humbjes së privilegjeve, përfitimeve dhe të autoritetit publik, mediatik e politik të tyre.
Pra politika e vjetër anti-Basha, ajo e trekëshëshit të Bermudës, e inkuadruar si foltore apo “Shtëpi Lirie” nuk është gjë tjetër vecse një përpjekje regresive reaksionare kundër ndryshimit, kundër evolucionit e përmirësimit; është përpjekje për interesa personale për të mbajtur e ruajtur mosndryshimin, për të penguar vendosjen dhe instalimin e shtetit ligjor , demokratik e modern në Shqipëri.
Pra, Basha është reformator evolucioni e ndryshimi, ndërsa foltorja, rilindja dhe ajo e shtëpisë së lirisë janë e vjetra, korrupsioni, mosndryshimi dhe pengimi e bllokimi i shtetit, demokracisë, integrimit dhe progresit.

