
Savash VELIU
”E ardhmja u takon atyre që përgatiten për të sot.” – Malcolm X
Në jetë njihem si dissident dhe rebelues kundër Lindjes Ruse dhe Perëndimit Euro-Amerikan dy fuqive imperialiste ose dy copëtuesve të tokave dhe popujve siç copëtuan shqiptarët me paramendim akt të cilën nuk e onepsoj e nuk e duron personaliteti im padrejtësitë të mbështetura dhunshëm ndaj njerëzimit, një akt e dëshmuar personalisht gjatë demonstratave të vitit 1968 në Tetovë, që do vijoj deri në çastin e fundit duke shpalosur të vërtetat historike, një mission të ngarkuar nga feja e drejtë islame nga e cila frikësohen vetëm heretikët. Gjithnjë kam manifestuar mbrojtjen e dinjitetit njerëzor dhe të respektimit të personalitetit njerëzor, vlerat morale dhe etike në mbrojtjen e drejtë të nderit dhe vlerës së familjes, shtëpisë, të vatanit dhe atdhedashurisë!
Pra, Krijimi i Shqipërisë Etnike është realitet i padiskutueshëm i shqiptarëve… por besoj se më vitin 1912 u shpall Vdekja e Kombit me lindjen e një ‘Populli Shqiptar’ Londinez që përmbysi [përrmbyti] Kauzën e ngritur më parë nga ‘’BESLIDHJA SHQIPTARE’’ e PRIZRENIT të vitit 1878 mbi moton, ‘’NJË KOMB – NJË SHTET’’!
Ishte Kauza Madhore e ngritur nga vizionarët intelektual dhe luftarakë gjithëShqiptare me përjashtim të disa krishterëve shqiptar që bashkuan kësaj lëvizjeje të mbijetesës kombëtare në Bashkimin e Trojeve Etnike Shqiptare me një tërrësi territoriale, gjegjësisht, Katër Vilajeteve të formuara gjatë bashkëjetesës në Perandorinë Osmane që rrezikohej të shembej nga Evropa me Konferencat e Berlinit dhe Londrës akt që azhuroi ndihmën e Sulltanit në organizimin e Beslidhjes Shqiptare të Prizrenit si Formësim të Shtetit Kombëtar të cilën e refuzuan të nënshkruajnë krishterët shqiptar të reshtuar pranë Serbisë – Malit të Zi dhe Greqisë për shtete e tyre të mëdha hegjemoniste. Në kushtet e lindjes së lëvizjeve kombëtare ballkanike, kjo rrethanë u shfrytëzua nga qarqet nacionaliste të vendeve të Ballkanit dhe nga Fuqitë e Mëdha Evropiane, që i përkrahnin ato për të realizuar lakmitë e tyre shoviniste. Pasojat negative të kësaj politike, e cila filloi të shfaqej qysh në vitet 40 të shek. XIX, i ndjeu në radhë të parë popullsia shqiptare.
Pra, Anglia-Franca dhe Rusia i kishin shpallur Luftë Tokave Shqiptare që nga Lidhja e Prizrenit për të reduktuar Katër Vilajetet etnike brenda Shtetit Londinez të ashtuquajtur Republika e Shqipërisë pa trungun e Kombit Shqiptarë të mbetur jashtë nën sllavo-grekët… Ishin rilindasit iluminist të llozhave Masone brenda radhëve Xhon Turke që kthyen shpinën idealit madhor të lartësuar nga beslidhësit e parë të Besës së Gjakut. Sot gjithë partitë shqipfolëse andej e këtej kufirit janë vazhdëmsia e avazit illuministe të mbytur në shënimetë e përvjetorëve tragji-komedike mes dilemës; a është 28 apo 29 Nëntori 1912 dita e ‘vdekjes së KOMBIT’… mjerim!!!
Pra, pas shpartallimit të trojeve shqiptare nga ‘’miku’’ Evropë që mbështeste Mbretërinë Serbo- Greke me Akademitë e tyre të Shkencave në trilliminë e ‘Naçërtanies’ me riemërimet e shqiptarëve Jugoslav si ‘’SHIPTARI’’ kurse shqiptarët e Shqipërisë Londineze si ‘’ALLBANCI’, me të cilën akt pretendohej të krijohet huti historike dhe diplomatike evropo-ballkanase sepse këtë gjenocidë kulturor serb nuk e kundërshtonte Evropa ngase ua kishte lënë duart e lira kundër shqiptarëve. Serbia me nofkën ‘’Shiptari’’ apo ‘’Allbanci’’ aludonte të plasonte opinionit evropian dhe ballkanit kinse bëhet fjalë për dy kombe të ndryshme, trillim të cilin Serbia zyrtare arriti tua ngulit kokave edhe regjimeve politike shqiptare gjatë përdorimit të gjërë zyrtar me prapashtesat ‘’of ose viç’’. Asnjëherë këtë çështje delikate të kombit shqiptar që prek interesat sublime gjatë negociatave politike me Serbinë shtetet tona nuk e kanë parashtruar si problem apo kushtë negociuese në opinionin ndërkombëtar!
Po ti pyesish historianët besharet shqiptarë të vetkënaqur me studimet akademike nga tekstet historike të enverizmit dhe serbizmit kush është Babai i Kombit me siguri do të përgjigjen, është Ismail Qemali…, një përgjigje total e gabuar sepse nuk ia kanë bërë kurrë skanerin Historikë me vëmendje çështjes Shqiptare ku qartë shihet se ky i pari e formoj shtetin e cunguar Shqipëtarë derisa Babai i vërtetë i Kombit është Mit’hat Frashëri i cili luftoj për zgjerimin e Trojeve shqiptare deri te ‘’Molla e Kuqe’’, ide të cilën e përmbysën Komunistët Enverist bashkë me Titistët serbo-shqipfolës të ndihmuar nga Evropa por edhe Amerika, dy ‘miket’ tona! Dmth, e keqja më e madhe e tradhtisë është se ajo kurrë nuk vie prej armikut por prej mendjengushtësisë sonë që besojmë verbërisht në përallat e sajuara historike se perëndimi na e do të mirën!
Leo Freundlich thotë; “Për serbët, armiku më i madh është e vërteta. Ajo e rrezikon ekzistencën e tyre”…, moto të cilën shqiptarët me kokëfortësi e zili të paparë e mbrojnë!
Në fakt e mbrojnë shqipfolësit të veshur ala shqiptarçe. Andaj shqiptarëve për një shekull u ushtrua trushpërlarje serbosllave saqë tani kanë harruar vërtetësinë historike mbi kombin shqiptar sepse Historia dhe Letërsia shqiptare në tekstet zyrtare manifeston infiltrim politik të personaliteteve dhe ngjarjeve mitike të paqena gjatë periudhave të ndryshme…!
“S’ka gjë më të tmerrshme se kur e bën dhe i jep rast armikut të zgërdhihet mbi gjunjëzimin tënd’’, thotë Viktor Ygo!
Andaj kjo ndodh me ne historikisht! Shqiptarët të tolerojnë t’i grabisësh, t’i mashtrosh, t’i vjedhësh, t’i shtypësh, t’i poshtërosh, t’i përdhunosh, por nuk ta falin kurrë që t’ua shembësh gënjeshtrat mitike të cilat i kanë ngritur për të cilat ata kanë rënë dakord. Pra o shqiptarë putheni lirinë ku të mundeni sepse shumë shpejt do të nxjerrin një urdhër ndërkombëtar arresti për të!
Prandaj, para se të zhytesh në harresën historike të mallkuar nga gjeneratatë e ardhshëm që do skanojnë heshtjen tonë hipokrite duhet shpejtuar të vetdisohemi se amaneti i të parëve nuk falet… Në fund citojmë thënien e kolosit të kombit Mit’hat Frasheri; “Shqiptarët do t’i fitojnë të gjitha luftërat, posa ta kenë përfunduar betejën e fundit mes veti”!
Andaj pa u ndërtuar Historia, Shteti nuk ndërtohet. Edhe poqese ajo ndërtohet nga fuqitë të huaj sërish ajo nuk do jetë e kompletuar siç pretendojmë na por, do jet sërish e cunguar!!!