Omran Daqneesh, 5-vjeçari nga Siria fotografia e të cilit përshkroi botën dhe që u bë simbol i horronit dhe tragjedisë së luftës në Siri është ribashkuar me prindërit e tij, fati i të cilëve nuk dihej pas sulmit ajror.
Një infermiere që mjekoi 5-vjeçarin tha se Omran nuk derdhi asnjë pikë loti të vetme derisa u ritakua me prindërit e tij në spital pak momente pasi ai kishte mbërritur.
“Ai nuk thoshte gjë tjetër veçse kërkonte prindërit, madje asnjë ankesë nuk doli nga goja e tij për plagët që kishte,” tha infermierja.
“Vetëm kur pa prindërit pastaj filloi të qante. Dukej sikur ishte në gjumë, jo pa ndjenja por i traumatizuar, i humbur” tha ajo.
Doktorët në fillim u frikësuan se mos djaloshi kishte dëmtime të brendshme për shkak se nuk reagonte. Por fatmirësisht plagët e Omran ishin sipërfaqësore dhe infermieret ishin në gjendje t’i fashonin plagët.




Pavarësisht shpresave serioze që lindën në takimin Erdoan-Putin, sidomos ato për paqen e brendshme në Siri, bota Perëndimore në përgjithësi dhe vendet anëtare të BE-së në veçanti, në vend që të gëzoheshin për këtë, shumica e tyre i paraqitën menjëherë rezervat. Në një kohë që Evropa dhe Perëndimi janë të kërcënuara nga terrori, të paktën po aq sa Turqia me Rusinë. Dhe ky kërcënim nuk mund të sqarohet pa u vendosur paqja në Siri. Tashmë të gjithë e dinë që burimi i terrorit që kërcënon sot botën është kaosi në Siri.