Fillimi ReflektimPesëvjeçari sirian imazhi i të cilit shokoi botën ritakohet me prindërit

Pesëvjeçari sirian imazhi i të cilit shokoi botën ritakohet me prindërit

nga Shekulli Agency

umran-kot-7655Omran Daqneesh, 5-vjeçari nga Siria fotografia e të cilit përshkroi botën dhe që u bë simbol i horronit dhe tragjedisë së luftës në Siri është ribashkuar me prindërit e tij, fati i të cilëve nuk dihej pas sulmit ajror.

Një infermiere që mjekoi 5-vjeçarin tha  se Omran nuk derdhi asnjë pikë loti të vetme derisa u ritakua me prindërit e tij në spital pak momente pasi ai kishte mbërritur.

“Ai nuk thoshte gjë tjetër veçse kërkonte prindërit, madje asnjë ankesë nuk doli nga goja e tij për plagët që kishte,” tha infermierja.

“Vetëm kur pa prindërit pastaj filloi të qante. Dukej sikur ishte në gjumë, jo pa ndjenja por i traumatizuar, i humbur” tha ajo.

Doktorët në fillim u frikësuan se mos djaloshi kishte dëmtime të brendshme për shkak se nuk reagonte.  Por fatmirësisht plagët e Omran ishin sipërfaqësore dhe infermieret ishin në gjendje t’i fashonin plagët.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies