Fillimi PolitikëPërpjekja e medias perëndimore për të menaxhuar perceptimin në favor të Gulenit

Përpjekja e medias perëndimore për të menaxhuar perceptimin në favor të Gulenit

nga Shekulli Agency

Sipas një studimi, shtypi dhe media perëndimore përpiqen të menaxhojnë një perceptim në favor të kreut të FETO-s (Organizata Terroriste Guleniste), Fethullah Gulen.

gaz-7555Një hulumtim i Drejtorisë së Përgjithshme për Median dhe Informimin në lidhje me cilësimet dhe epitetet që përdoren në shtypin e huaj për kreun e FETO-s (Organizata Terroriste Guleniste), Fethullah Gulen, tregon që në veçanti në Perëndim dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të bëhen përpjekje për menaxhimin e perceptimit në favor të Gulenin përmes shprehjeve “të padjallëzuara”.

Në kuadër të analizës hulumtuese të lajmeve me titull “Lideri i FETO-s në shtypin e huaj”, në lidhje me shprehjet që përdoren në median perëndimore për Gulenin, duke filluar që nga “mërgimi i vullnetshëm” e deri tek “gjuha e ëmbël” e tij, ndërmjet datave 1 maj – 9 gusht 2016 janë skanuar 126 gazeta dhe revista të huaja, 21 kanale televizive dhe 15 agjenci ndërkombëtare, janë analizuar 2 mijë e 726 lajme e shkrime të ndryshme.

Në shtypin amerikan për kreun terrorist Fethullah Gulen përdoren shprehje jo-djallëzore, si: “predikues në pension”, “imami në mërgim vullnetar”, “gojëmbël”, “personalitet i njohur”, “i sëmuri 77-vjeçar dhe imami i moshuar”, “kleriku eremit”, “kleriku misterioz”, “kundërshtar me influencë”, “ish-aleati i Erdoanit”. Një qëndrim i tillë i shtypit amerikan perceptohet si hipokrizi nga populli turk dhe Turqia, të cilën autoritetet amerikane e cilësojnë me çdo rast si një vend aleat dhe mik.

Sipas hulumtimit tonë shtypi gjerman për kreun terrorist, Fethullah Gulen preferon të përdorë këto lloj emërtimesh: “imami në mërgim vullnetar”, “predikuesi i moderuar”, “armiku rival/ish-aleati i Erdoanit”, “plaku i sëmurë që jeton në malet e Pensilvanisë”, “xhemati me ndikim në Afrikë”, “gjarpri helmues”. Shtypi gjerman i referohet shpesh shprehjes “pseudo” për të mos e treguar FETO-n si një organizatë terroriste.

Kurse shtypi francez ka përdorur epitetet “aleati i vjetër”, “predikuesi në mërgim”, “lideri shpirtëror”, “i sëmuri 75-vjeçar dhe njeriu i lodhur”. Kurse emërtimet e autoriteteve turke për FETO-n shtypi francez preferon ti vendosë në thonjëza dhe një qëndrim i tillë vlerësohet si mungesë e shembullit të solidaritetit me Turqinë në luftën kundër terrorit.

Ndërsa në shtypin britanik për kreun e FETO-s, Fethullah Gulen, preferohen këto epitete: “kleriku karizmatik”, “lideri fetar 77-vjeçar”, “kleriku eremit”, “imami që jep mesazhe për dialog ndërfetar”, ndërkohë që dallohet se shprehjet “organizatë terroriste dhe strukturë paralele” mbahen në nivelin e pretendimeve.

– Çfarë epitetesh ka përdorur shtypi botëror për Gulenin? 

Ndërkohë që në shtypin e Lindjes së Mesme për Gulenin zënë vend cilësime të tilla, si: “kleriku që jeton në Amerikë”, “intelektuali”, “një nga emrat e njohur të Afrikës”, në shtypin iranian dallojmë emërtimet “opozitari i ashpër i Republikës Islamike të Iranit”, “kleriku në mërgim”, personi që akuzohet për organizimin e tentativës së grushtit të shtetit”. Kurse për ushtarakët, anëtarë të organizatës FETO, shtypi iranian përdor shprehjen: “ushtarakët rebelë pjesëtarë të organizatës terroriste Fethullah Gulen”.

shtypin kinez kreu i FETO-s përmendet me epitetet “imami turk i amerikanizuar”, “personaliteti fetar”, “opozitari në mërgim”, ndërsa shtypi izraelit në lajmet që ka publikuar në lidhje me FETO-n ka përdorur shprehjet: “islamiku radikal”, “organizata terroriste ilegale”, “kleriku sunit nga Turqia”, “predikuesi mysliman në mërgim”.

Shtypi japonez për Gulenin thotë se ai është: “një predikues i fesë islame”, “hoxhë Guleni”, kurse shtypi italian ka përdorur epitetet: “imami sunit”, “i biri i një imami”, “perandoria Gulen”; shtypi holandez “një imam me ndikim që ka në pronësi të tij biznese ndërkombëtare, institucione arsimore, banka”. Në lajmet që janë publikuar në gjuhën kurde Guleni përmendet si: “Predikuesi i Islamit”, “fuqia e vetme që do të përmbysë pushtetin e Erdoanit”, “anti-kurd”, “Lideri i Organizatës Paralele”.

shtypin rus kreu i FETO-s, Fethullah Gulen zë vend si “kleriku misterioz”, “pronari i zinxhirit të shkollave islamike në vendet turqishfolëse”, “perandoria e Gulenit”, “rivali i pamëshirshëm i Presidentit Erdoan”; shtypi grek e cilëson Gulenin si “njeriu që luan rol përcaktues në formimin politiko-shpirtëror të liderit turk”, “njeriu që me qëndrimin pro-evropian bashkoi parimet e islamit konservator”; shtypi arabosaudit e quan Gulenin “liderin e organizatës terroriste”, “lideri fetar në mërgim i akuzuar për organizimin e puçit”; shtypi egjiptian e përmend Gulenin si: “kleriku turk”, “i akuzuari kryesor i tentativës së puçit ushtarak”, “mendimtari islam”; shtypi grekoqipriot shkruan për Gulenin si “babai i lëvizjes ‘hizmet’ (shërbimi) që i ka kapërcyer me kohë kufijtë”; shtypi suedez për Gulenin përdor këto emërtime: “predikuesi me seli në ShBA”, “lideri mysliman”, “predikuesi islam në mërgim”.

– Përpjekjet për të gjetur emërtime ‘të moderuara’ për Fethullah Gulenin

Një nga përfundimet e hulumtimit tonë është se një ndikim të madh tek qëndrimi i medias perëndimore kundër Turqisë ka pasur edhe aktiviteti lobues që organizata FETO ka realizuar vitet e fundit me paratë e grumbulluara duke abuzuar me ndjenjat bamirëse dhe filantropinë e popullit turk në petkun e zekatit, sadakasë dhe kurbanit. Disa nga provat më konkrete të këtij aktiviteti lobues janë marrëdhëniet e ngushta që pjesëtarët e kësaj organizate kanë krijuar me shumë organe mediatike perëndimore, mbështetja financiare që u është bërë politikanëve të ndryshëm të huaj për të përgatitur raporte kundër Turqisë.

Një qëndrim i tillë nuk është diçka e habitshme për popullin turk, po të mendojmë retorikat që ka përdorur më herët media perëndimore në lajmet e saj në lidhje me PKK dhe PYD. Media perëndimore, e cila për PKK dhe PYD përdor emërtime të tilla si “guerilë”, “militantët kurdë”, vazhdon ende përpjekjen e saj për të gjetur emërtime e cilësime ‘të moderuara’ për Fethullah Gulenin, kreun e FETO-s, e cila tentoi edhe një herë për të kryer një sërë aktivitetesh të jashtëligjshme kundër Turqisë duke shkaktuar qindra të vdekur dhe mijëra të plagosur.

Zv/Drejtori i Përgjithshëm Ekrem Okutan në lidhje me hulumtimin në fjalë i dha një intervistë gazetarit të agjencisë AA. Hulumtimi në fjalë tregon qartë se lajmet që kanë qarkulluar në median ndërkombëtare na shpalosin para syve se nuk i shërben në të vërtetë FETO, dhe kur bëhet fjalë për demokracinë në Turqi media ndërkombëtare ka mbetur në klasë,- u shpreh Okutan.

/trtshqip/

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies