Fillimi LajmeBotaTurqi – PKK-ja sulmon shkollat

Turqi – PKK-ja sulmon shkollat

nga Shekulli Agency

Organizata terroriste separatiste PKK, e cila po përballet me një rrënim të madh në operacionet e forcave turke të sigurisë, ka nisur të përdorë nxënësit si mburojë të gjallë.

111-pkk-455667-887Pjesëtarë të PKK-së janë fshehur prapa 170 nxënësve të një shkolle fillore në Sirnak (Şırnak), një provincë ku organizata terroriste ka pësuar humbje të rënda, dhe kanë hapur zjarr kundër ushtarëve turq.

Terroristët hynë brenda shkollës fillore “Bahçelievler” dhe prej këtu filluan të qëllojnë me armë automatike në drejtim të forcave të rendit. Kurse forcat e rendit operacionin kundër terroristëve të strehuar në këtë zonë e filluar vetëm pas shpërnguljes së 170 fëmijëve në një lagje tjetër të qytetit.

Kurse në provincën Hakari terroristët sulmuan me bomba molotof dhe gurë shkollën e mesme “Cumhuriyet”, e cila gjendet në lagjen Kiran të qytetit.

Sulmi i pabesë ndodhi në kohën kur nxënësit ishin në mësim, gjë që shkaktoi një panik të madh.

Terroristët e PKK-së kanë sulmuar edhe shkollën tetëvjeçare “Cumhuriyet” me 24 klasa, ku mësojnë gjithsej 1 mijë e 100 nxënës. Shkolla ndodhet në qytezën Silopi të provincës Sirnak dhe pas sulmit të terroristëve është bërë e papërdorshme.

Dje në orët e mbrëmjes terroristët e PKK-së dogjën edhe Ambulancën dhe Qendrën e Mjekut Familjar që ndodhet në po të njëjtën lagje të qytetit Silopi.

Nga ana tjetër Shkolla e Mesme Profesionale Mjekësore “Rahşa”, që ndodhet në Rrugën Idil të Lagjes Cudi në qytezën Cizre të provincës Sirnak (Şırnak), ku vazhdon të jetë ende në fuqi vendimi i ndalim-qarkullimit, është sulmuar dhe djegur nga një terroristësh.

Një shkollë tjetër që është djegur nga terroristët është edhe shkolla fillore private “Vehbi Koç” në Lagjen Kaynartepe të qytezës Baglar (Bağlar) e varur nga provinca Diyarbakir.

Terroristët hynë në oborrin e shkollës dhe bombat artizanale të dorës që kishin përgatitur i hodhën nëpër klasat e mësimit. Ekipet e shërbimit të zjarrfikëses e shuan zjarrin, por shkolla nuk mund të përdoret më për mësim.

Kohët e fundit organizata ka marrë në shënjestër arsimin dhe në datën 16 dhjetor terroristët kishin hyrë me forcë në klasat e Shkollës së Mesme “Idil” dhe të shkollës fillore “Bener Cordon” në qytezën Idil të Sirnakut dhe me forcën e armëve kishin nxjerrë nga shkolla mbi 20 mësuar bashkë me nxënësit e shkollave. Terroristët kishin qëlluar me gurë edhe shkollën tetëvjeçare “Veysel Karani” që ndodhet në këtë qytezë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies