Shefja e diplomacisë gjermane paralajmëron: Lufta do të vijë në Evropë nëse Ukrainë dështon

Ministrja e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka bërë thirrje për rritjen e mbështetjes ushtarake për Ukrainën, duke paralajmëruar se humbja e saj do të sillte luftë në Evropën Qendrore, transmeton Anadolu.

Shefja e diplomacisë gjermane gazetarëve në Bruksel u tha se “nëse Ukrainë nuk mund të vazhdojë të mbrohet, atëherë lufta ruse e agresionit kërcënon të shkojë më tej drejt kufijve evropianë, drejt kufijve tanë të NATO-s”.

“Nëse Ukraina nuk mund të vazhdojë të mbrojë lirinë tonë, atëherë kjo luftë kërcënon të jetë 8 orë me makinë larg Berlinit ose 8 orë të tjera me makinë larg nga Brukseli, zemrës së unionit tonë evropian, zemrës së aleancës sonë të NATO-s”, tha Baerbock.

Ajo tha se aleatët e NATO-s kanë diskutuar zhvillimet e fundit gjatë takimit të tyre dje dhe kanë rënë dakord të rrisin mbështetjen e tyre për Ukrainën, me trajnime ushtarake dhe koordinim më të mirë të dërgesave të armëve.

“Është absolutisht në interesin tonë të rrisim mbështetjen tonë për Ukrainën. Sidomos në këtë 75-vjetor të NATO-s, është kaq e rëndësishme që ne ta bëjmë të qartë se ne qëndrojmë të bashkuar në mbështetje të Ukrainës dhe ne qëndrojmë së bashku për lirinë dhe paqen tonë”, tha Baerbock.

Ministrat e jashtëm të NATO-s janë mbledhur në Bruksel për një takim dy-ditor në 75-vjetorin e themelimit të aleancës ushtarake. Siç është planifikuar, ata më vonë do të takohen me ministrin ukrainas të Punëve të Jashtme, Dmytro Kuleba, në një takim të Këshillit NATO-Ukrainë për të diskutuar nevojat ushtarake të Kievit.

Shekulli Agency