Rusia do të kryejë stërvitje për përdorimin e armës bërthamore

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se ushtria ruse do të kryejë stërvitje për përdorimin e armës bërthamore, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga ministria thuhet se me udhëzim të presidentit rus, Vladimir Putin, do të zhvillohet një stërvitje për përgatitjen dhe përdorimin e armës bërthamore jo strategjike.

“Stërvitja do të mbahet me qëllimin për rritjen e kapacitetit përgatitor të forcave bërthamore ruse dhe për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit në përgjigje të deklaratave kërcënuese dhe provokuese me përmbajtje kërcënuese të disa zyrtarëve perëndimorë”, thuhet në deklaratë.

Data e stërvitjes nuk përcaktohet, ndërkohë në deklaratën thuhet se në stërvitje do të marrin pjesë njësitë raketore, ajrore dhe detare të Rajonit Ushtarak Jugor.

Shekulli Agency