Sot u bë një vit nga arrestimi i hoxhallarëve

 

Naim_Hoxha_111

Naim Hoxha

Sot u bë një vit nga arrestimi i hoxhallarëve dhe i disa vllaznive të tjerë që disa prej tyre ishin edhe pjesë e politikes. Ky turpë u përcoll nga një spektakël qeveritar i udhëhqur nga Hashim Thaci kryeminister, Bajram Rexhep minister i MPB-es që rezultoi edhe me paraburgimin e hoxhallarëve më eminent të Kosovës pas anjë pikë faji e argumenti për t’i arrestuar.

Po jo vec kaq, mediat si gjithnjë edhe kesaj radhe i fryen kësaj pune dhe e tramatizuan audioencën me rrena e spekulime, përvec portaleve Express e Zëri ishe edhe RTK televizioni publik që shantazhoi e na lodhi kryt me kronika kundër terrorizmit, e tu i dhanë haspsir deklaratave të Hashimit e Kadri Veselit se ata janë shumë të përkushtuar për ta luftuar ISLAMIN ,upss terrorizmin. Jo vec Hasha e Kadria por kujna ju n’teke me fol dicka për terrorizmin, RTK-ja menjëher kishte për t’i transmetuar ato vnera e mllefosje ndaj Islamit. Pervec hoxhallarëve shteti i kapur nga Hasha e Kadria me ndihmen e Bajram Rexhepit qe tash po pren speca,vendosen t’i mbyllin edhe OJQ-et, kinse ato kan fonde te dyshimta dhe po perhapin terrorizimin.

E Mërkura e 17 shtatori ishte një ditë mërzie për të gjithë muslimant e Kosoves dhe më gjerë, por njëkohesisht kjo dit e ndajti shapin prej sheqerit, u pa se kush o me ne e kush me ata…sigurisht qe kena prit me reagu BIK-u e PD-ja e bacit Ferid që na pat lodh duke kërku voten NÊ EMÊR TÊ ZOTIT ME DREJTÊSI, prej pas luftes e dej më sot duke na premtu mesim besim e shamia e që asnjera prej tyre nuk u realizua,por as BIK-u si inistitucion fetarë që duhet m’i mbrojtë punonjësit e vet nuk i dul në mbrojtje,perkundrazi disa zyrtar të BIK-ut thanë: AS KUSH MBI LIGJIN, pra BIK-u e knaqi krejt. Por po thuajse të njejtën gje e tha edhe PD-ja e cila mori votat e muslimanëve dhe hyri në kualicion me PDK-en e Hashes për t’miren e islamit, ajo e knaqi krejt nuk u largu nga kualicioni bilem bilem as qe dojshin me ndegjue disa zyrtarë të PD-es për këtë punë. Hoxhallarët dy ditë i sollen te posht e perpjetë, pastaj te Premten ua dhanë nga një muaj paraburgim. Disa nga ta u liruan mbrenda javes,disa mbrenda dy apo tre muajve e keshtu me radhë..

Arrestimi hoxhallarëve dhe mbyllja e OJQ-eve ndikoi dukshem ne zbehjen davetit që patë marr hov të madh në Kosovë. Dikujna ju pat knaq zemra, e dikujna i pengojke arrestimi i hoxhallarëve. Shum analistë dhe figura te njohura ne boten shqiptare,e kundershtuan poltiken e Hashimit e Bajramit ndaj hoxhallarëve si dicka e pa drejt ndaj tyre, bilem akademik Rexhep Qosja e quajti Hashen diktator dhe kjo tha i n’gjan kohes së Rankovicit. Pervec Qosjes patë reagur publiciti Kim Mehmeti e Fatos Lubonja, jo vec keta emra, thjeshtë krejt dyjaja ishin me hoxhallarët.

Lusim Zotin që t’i udhezoj pushtetarët tanë, e kurthat e armqive t’i shkaterroj e hoxhallarët tanë ti mbrojë AMIN

Shekulli Agency

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.