Shkon në 32 numri i viktimave nga sulmi i regjimit të Assad në Palmira

-siri

Theksohet se në mesin e të vrarëve dhe të plagosurve ka shumë gra dhe fëmijë.

 

Avionë të forcave ushtarake të regjimit sirian kanë bombarduar qytetin e Tedmur-it (Palmira) i cili ndodhet nën kontorllin e DAESH. Në këto sulme numri i të vrarëve ka arritur në 32, ndërsa 150 persona janë plagosur.

Sipas informacioneve të marra nga gazetari i AA nga burime lokale në Palmira thuhet se nga sulmet ajrore të regjimit sirian 32 perosna janë vrarë dhe 150 të tjerë janë plagosur. Theksohet se në mesin e të vrarëve dhe të plagosurve ka shumë gra dhe fëmijë.

Nga burimet mësohet se pjesëtarët e tre familjeve në këtë rajon kanë mbetur të gjithë të vrarë. “Avionët e ushtrisë së regjimit sirian sulmuan vendet e banuara në Tedmur. Populli i këtij qyteti ka filluar të lërë shtëpitë e tyre dhe të largohetr nga vendi. Gjendja në qytet është shumë e vështirë. Nuk ka medikamente dhe ka nevojë urgjentisht për gjak” thuhet në burimet lokale të marra nga gazetari i AA.

Në sulmin e organizuar mbi qendrat e banimit dëshmitarët okulrarë thonë se krahas viktimave shumë shtëpi janë shkatërruar.

Shekulli Agency

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.