Elmar Brok: Tentativa për puç, akt i një shteti paralel

Duke theksuar se ushtarët puçistë u përpoqën që me aeroplanë F-16 ta qëllojnë aeroplanin e Presidentit Recep Tayyip Erdoğan, Brok ngjarjet i cilësoi si “aktivitet i një shteti paralel brenda shtetit”

par-eurKryetari i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë pranë Parlamentit Evropian (PE), Elmar Brok, duke theksuar se pas vizitës në Turqi kanë ndryshuar disa nga mendimet e tij në lidhje Organizatën Terroriste FETO, tha se “Ky është një grup që prej dhjetë vitesh ka rritur fshehurazi aleancën. Në këtë mënyrë është futur brenda shtetit, pra, bëhet fjalë për gjendje në lidhje me këta persona në ushtri dhe ministri. Duan ta zbatojnë sheriatin në shtet dhe shoqëri. Sipas mendimit tim, duhet t’i hapim sytë sa i përket kësaj çështjeje.”

Në Komitetin për Marrëdhënie të Jashtme pranë PE-së, u diskutua për vizitën në Turqi javën e kaluar të kryetarit të Komitetit Elmar Brok dhe raportueses së Parlamentit Evropian (PE) për Turqinë, Kati Piri.

Brok, në fjalimin e hapjes u shpreh se që nga viti 2013 Turqia ka kaluar në një shok. “Kishte shenja në lidhje me gjërat që dëshironte t’i bënte lëvizja e Gülenit. Nga ana ime, më duhet të them se pas vizitës (në Turqi) kanë ndryshuar mendimet e mia në disa pika në lidhje me lëvizjen e Gülenit”, tha Brok.

Brok, në fjalimin e hapjes u shpreh se që nga viti 2013 Turqia ka kaluar në një shok. “Kishte shenja në lidhje me gjërat që dëshironte t’i bënte lëvizja e Gülenit. Nga ana ime, më duhet të them se pas vizitës (në Turqi) kanë ndryshuar mendimet e mia në disa pika në lidhje me lëvizjen e Gülenit”, tha Brok.

“Numri i tyre në ushtri paska qenë më i madh se sa që kemi menduar”

Duke e cilësuar FETO-n si “grup që ka zhvilluar aleancë të fshehtë prej dhjetë vitesh, Brok vazhdoi: “Në këtë mënyrë është futur brenda shtetit, pra, bëhet fjalë për gjendje në lidhje me këta persona në ushtri dhe ministri. Numri i tyre në ushtri paska qenë më i madh se sa që kemi menduar. Duke filluar nga sektori i arsimit, lëvizja e Gülenit në mënyrë sistematike ka krijuar një lëvizje interaktive që synon të rinjtë. Duan ta zbatojnë sheriatin në shtet dhe shoqëri. Sipas mendimit tim, duhet t’i hapim sytë sa i përket kësaj çështjeje.”

Duke theksuar se FETO është infiltruar brenda shtetit, Brok u shpreh se “Në ushtri më nuk ka ndikim të Ataturkut. Ushtria ka ndryshuar për nga struktura. U tha se komandanti kufitar përgjegjës në luftën kundër trafikimit me njerëz ka bashkëpunuar me Gülenin. Gjendjen e njëjtë e shikuam ndryshe në vitin 2013.”

“Ishte një aktivitet i një shteti paralel brenda shtetit”

Brok rikujtoi se gjatë natës së tentativës për grusht shteti u bombardua Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë (TBMM), për të vazhduar më tej se “Duhet ta kemi në mendje se disa nga këto raketa ranë disa metra afër vendit ku mbahen mbledhjet (në TBMM). Si pasojë e sulmit mund të vdisnin 125 deputetë. Këto sulme synuan deputetët. Si do të ndiheshin sikur një gjë e tillë të ndodhte në PE? Duhet ta mendojmë këtë. Për shembull, si do të ndiheshin në rast se tani 50 persona në sallon të vriteshin me bombë? Si do të ndiheshin në qoftë se parlamenti francez apo ai britanik të goditeshin nga aeroplanët e tyre. Çështjen pra duhet ta shohim nga ky këndvështrim.”

Duke theksuar se ushtarët puçistë u përpoqën që me aeroplanë F-16 ta qëllojnë aeroplanin e Presidentit Recep Tayyip Erdoğan, Brok ngjarjet i cilësoi si “aktivitet i një shteti paralel brenda shtetit”.

“Edhe PKK, edhe DAESH i shënjestrojnë civilët”

Brok po ashtu foli edhe për sulmet terroriste që ndodhën javëve të fundit. “Këto sulme realizohen edhe nga PKK, edhe nga DAESH. Këto janë aktivitete terroriste që shënjestrojnë civilët”, tha Brok, duke bërë të ditur se sulmet e vështirësojnë kthimin në procesin e zgjidhjes së problemit kurd.

“PKK është në listën e organizatave terroriste të Bashkimit Evropian (BE). Kemi marrëdhënie të afërta me HDP, por jo me PKK-në. PKK është organizatë terroriste, megjithatë, HDP mund të luajë rol të rëndësishëm në ndërtimin e urave”, vlerësoi Brok.

Paralajmërimi ndaj PYD/PKK për lindjen e Eufratit

Në vlerësimin në lidhje me operacionin e Turqisë kundër organizatave terroriste në Siri, Brok rikujtoi se ditën kur filloi operacioni, si ata vetë, njashtu edhe Zv/Presidenti amerikan Joe Biden dhe Kryetari i Qeverisë Rajonale Kurde të Irakut Mesut Barzani ndodheshin në Turqi.

Brok tha se veçanërisht prezencës së Barzanit në Turqi nuk i është kushtuar vëmendje, duke theksuar më tej se Turqia tani po vepron në mënyrë më aktive kundër DAESH-it.

Duke theksuar se zgjatimi i PKK-së në Siri, PYD, nuk duhet t’i lejohet tutje të avancojë në Siri, Brok vazhdoi: “Një sipërfaqe prej 400 kilometrash në kufirin Turqi-Siri për momentin gjendet në duart e kurdëve. Kurdët duhet të qëndrojnë në lindje të Eufratit. Duke përfituar nga vakumi i krijuar, kurdët po përpiqen ta zgjerojnë territorin e tyre në lëvizjen kundër DAESH-it. Kjo do të thotë që e tërë sipërfaqja në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë t’i ngelet kurdëve. Arabët që jetojnë në këtë zonë nuk duan të qeverisen nga kurdët. Turqit nuk janë vetëm në këto aktivitete. Ata po veprojnë së bashku me popullatën që jeton në këto zona.”

“Duhet të tërhiqemi nga diskursi ynë”

Duke folur për krizën e refugjatëve, Brok vlerësoi se “Unë personalisht nuk kam përshtypje se Turqia dëshiron ta shantazhojë Evropën. Duhet të tërhiqemi nga diskursi ynë. Nëse adaptojmë një diskurs më të butë dhe i marrim parasysh interesat tona, atëherë krijohen kushte më të arsyeshme.”

Sipas tij, është e nevojshme që të krijojnë marrëdhënie pozitive me Turqinë. “Është shumë me rëndësi që Turqia të ngelet në anën tonë nga pikëpamja gjeostrategjike, e jo në kampin e të tjerëve. Kjo nuk ka lidhje me anëtarësinë. Askush nuk na ka thënë se ‘Do ta anulojmë marrëveshjen për refugjatët në rast se nuk e bëni filan punë’. Mendoj se Turqia i përmbahet marrëveshjes së arritur në lidhje me refugjatët”, vazhdoi Brok.

“Duhet të shfaqim qëndrim konstruktiv në çështjen e liberalizmit të vizave”

Duke u shprehur se Turqia është pjesë e marrëveshjes për liberalizimin e vizave, Brok tha:

“Kjo temë duhet të diskutohet në javët në vijim ose në fillim të tetorit. Temat në lidhje me liberalizimin e vizave po vazhdojnë në korniza të rregullave. Katër nga pesë temat e ngelura nuk paraqesin shumë problem. Pas tentativës për grusht shteti, ka një problem në lidhje me ndryshimin në ligjin që ka të bëjë me luftën kundër terrorizmit. Duhet të zhvillojmë negociata rreth udhërrëfyesit në lidhje me këtë çështje. Duhet të shfaqim qëndrim konstruktiv drejt zgjidhjes së problemit. Duhet që procesi të funksionojë.”

“Disa shteteve 100 refugjatë iu dukën shumë”

Brok nënvizoi se në katër vitet e fundit Turqia ua ka hapur dyert 2,5-3 milionë refugjatëve. “Cili shtet ka bërë diçka të këtillë? Kjo është çështje e rëndësishme në problemin me refugjatët. Disa shteteve 100 refugjatë iu dukën shumë. Në jug të Turqisë, ka qytete ku 20-30 përqind e popullsisë janë refugjatë. Si e menaxhuan këtë punë Bratislava ose Berlini? Në këtë çështje, duhet të jemi të realistë ndaj vetes sonë. Nëse dëshirojmë që refugjatët të qëndrojnë në kushte të mira në Turqi, atëherë duhet të jemi të arsyeshëm në ndarjen e kësaj barre”, vazhdoi Brok.

Shekulli Agency