PKK rrëmben gratë jezide në Sinjar të Irakut

Nuk ka asnjë dallim mes veprimit të PKK-së për rrëmbim të femrave jezide dhe persekutimit që iu bë atyre nga grupi terrorist DAESH, deklaroi kreu i Këshillt Lokal të Sinjarit, Veyis Naif

kot-3222Organizata terroriste PKK është duke kryer rrëmbime të grave dhe vajzave jezide në qarkun Sinjar në provincën irakiane të Ninevehut, deklaroi kreu i Këshillit Lokal të Sinjarit, Veyis Naif, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një prononcim për AA, Naif tha se terroristët e PKK-së së fundmi kanë rrëmbyer 45 gra jezide në Sinjar. Sipas tij që nga viti 2015 e në vazhdim, PKK ka rrëmbyer 550 femra jezide kundër vullnetit të tyre duke i dërguar në rajonin e malit Qandil që është një bastion i PKK-së, në rajonin kurd në afërsi të kufirit me Iranin.

Jezidët janë një grup fetar kurdësh autokton nga rajoni i Mesopotamisë.

Sipas Naif, nuk ka asnjë dallim mes veprimit të PKK-së për rrëmbimin e femrave jezide dhe persekutimit që iu bë atyre nga grupi terrorist DAESH i cili kontrollonte Sinjarin në periudhën 2014 -2015.

“Përveç djegies së shtëpive tona dhe vrasjes së bijve tanë, DAESH-i ka rrëmbyer dhe çnderuar vajzat tona. Ajo që PKK është duke bërë nuk është e ndryshme”, shtoi më tej Naif.

Ai u shpreh se PKK që luajti një rol në rimarrjen e Sinjarit nga DAESH-i në fund të vitit të kaluar, përbën një “kërcënim të madh” për të gjithë rajonin.

Nëntorin e kaluar, forcat Peshmerge dhe milicët jezidi të përkrahur nga sulmet ajrore të koalicionit rimorën qarkun nga DAESH-i.

Sipas OKB-së, DAESH-i ka kryer krime të shumta kundër komunitetit lokal Yazidi gjatë 15 muajve sa ka mbajtur në kontroll Sinjarin.

Shekulli Agency