“Ai që i drejtoi armët e Turqisë mbi popullin do të marrë dënimin e merituar”

Në lidhje me ekstradimin e kreut të FETO-s, Fethullah Güle kryeministri i Turqisë ka deklaruar: “Ai kryeterrorist do të vijë në Turqi, të japë llogari”

yildirim-463353Kryetari i Përgjithshëm i AK Partisë dhe kryeministri Binali Yıldırım, duke theksuar se Turqia ditën e diel hapi një derë të madhe të unitetit, solidaritetit dhe konsensusit tha se “këtë bazë konsensusi do ta ruajmë me kujdes në vazhdim. Turqia arriti një konsensus të veçantë shoqëror. Këtë bazë konsensusi do ta ruajmë si sytë tanë”.

Kryeministri Yıldırım fjalimin e tij në mbledhjen e grupit të partisë në Parlament e nisi duke vlerësuar “Mitingun e Demokracisë dhe Dëshmorëve” i cili u mbajt me 7 gusht në Yenikapı të Stambollit. Ai duke vënë në dukje se 7 gushti është një ditë historike, një pikë kthese tha se “Në mitingun madhështor në Stamboll kanë qenë bashkuar me çdo cep të Anadollit.”

– “Ata që kërkojnë prova”

Yıldırım ka theksuar më tej se të gjithë në Stamboll dhe në Turqi së bashku i kanë dhënë botës një mesazh dhe u shprehur se ky mesazh ka qenë që shteti i përket popullit dhe se populli turk është një.

“Këtë bazë konsensusi do të ruajmë me kujdes edhe pas kësaj. Turqia arriti një konsensus unik shoqëror. Këtë do ta ruajmë si sytë tanë. Ata që për 25 ditë nuk i kishin dëgjuar brohoritjet tona nëpër sheshe i vërejtën në atë tubim. Ata që bëjnë sikur nuk i vërejnë puçistët me duar të përgjakura, më në fund e dëgjuan zërin e Turqisë. Kreu terrorist që mallkon dhe ata që e kanë nxitur atë për gjakderdhje e kanë vërejtur mirë Turqinë dhe madhështinë e popullit turk. Ata që duan të gjunjëzojnë Turqinë e vërejtën popullin dhe mësuan se çfarë do të thotë flamur. Ata që ende për kreun terrorist në Pensilvani shprehen ‘prova prova‘ e kanë vërejtur kërkesën e popullit turk. Në ‘Mitingun e Demokracisë dhe Dëshmorëve’ në Stamboll 5 milionë qytetarë tanë brohoritën me një zë të fuqishëm kundër puçistëve. Gjithashtu në të njëjtën kohë edhe miliona qytetarë në 80 qytetet tona bashkuan zemrat me Yenikapı. Në atë shesh ne u bëmë një, u bashkuam, u madhështuam, u ringjallëm dhe së bashku u bëmë Turqi”, u shpreh Yıldırım.

– “Patjetër do të kërkohet llogari nga vrasësi me duar të përgjakura”

Në lidhje me ekstradimin e kreut të FETO-s, Fethullah Güle kryeministri i Turqisë ka deklaruar: “Ai kryeterrorist do të vijë në Turqi, të japë llogari. Ai njeri që bombardoi Turqinë, që bombardoi Parlamentin, që armët e Turqisë i drejtoi mbi popullin turk do të marrë patjetër dënimin e merituar. Do ti kërkojmë llogarinë e gjakut të dëshmorëve dhe të veteranëve tanë. Do të kërkohet me patjetër llogari ndaj atij matrapazi të fesë, gënjeshtari të paturpshëm, vrasësi me duar të përgjakura.”

– “Do të jemi një dhe të bashkuar përgjithmonë”

Ndër të tjera duke theksuar se asnjë organizatë terroriste dhe çetë tradhtare nuk do të mund të prishë unitetin dhe bashkimin e Turqisë, Yıldırım u shpreh: “Nuk do t’ia dorëzojmë shpirtin e Turqisë atyre të pavlerëve që shesin shpirtrat e tyre për 1 dollarë. Do të jemi një dhe të bashkuar përgjithmonë ashtu si atë natë ku ezanet dhe salavatet bashkuan zemrat tona”.

Shekulli Agency