FLAMURI HISTORIK I POPULLIT SHQIPTARË!.

flamuri-shqiptareFLAMURI OSMAN – SHQIPTARË ISHTE FLAMURI I SHQIPTARËVE…

Flamuri i Skëndërbeut ishte flamuri i Bizantit…

Baronesha Marie von Godin e kishte qëndisur flamurin për rastin e Kuvendit të Vlorës e jo vajza Marigo.

Për sa i përket vajzës Marigo që e qëndisi flamurin dhe ia dha në dorë Ismail Qemalit në Vlorë, kjo “ngjarje” nuk ia vlen të komentohet, pasi që është vetëm një shpikje në filmin-historik skandaloz për Kuvendin e Vlorës.

Barletus te libri i tij për Skenderbeun shkruante: “Skënderbeu mbante flamur të kuq të qëndisur me shqiponjë të zezë dykrenare”. Ngjyrat dhe forma e flamurit të Skenderbeut që na e përshkruan prifti Barletius, nuk ka dyshim që ishte flamuri i Bizantit.

Shqiponja ka qenë dikur në periudhën e Romës antike simbol i këtij shteti. Si simbol i Romës shqiponja u përdor edhe nga strategët e saj si Kaj Mari, Luç Serg Katilina, Pompeu i madh, Çezari, etj. Psh: ky i fundit përdorte si simbol të tij shqiponjën e artë të vendosur në një fushë të kuqe. Po kështu veproi me stemën e Çezarit edhe i nipi Oktavian Augusti, i cili u pasua më vonë edhe nga Kostandini i madh.

Me ndarjen e Perandorisë Romake në vitin 395 shqiponja u transformua me dy koka, duke simbolizuar njëra Perandorinë e Perëndimit me qendër Romën dhe tjetra Perandorinë e Lindjes me qendër Kostandinopojën (Bizantin). Ndërkohë Perëndimi u pushtua nga barbarët në vitin 476 duke humbur traditat më të vyera të antikitetit, e bashkë me to edhe simbolin e tij. Ndërsa Lindja (Bizanti) vazhdoi të jetojë edhe për 10 shekuj të tjerë duke ruajtur këtë simbol që vinte prej “qytetit të amshuar”, (Romës). Formën dhe ngjyrat e tij, flamuri Bizantin i mori gjatë sundimit të Justinianit (527-562) Perandorit me origjinë arabo- Ilire. Dukej se atij i pëlqente që dy kokat e Shqiponjës ti identifikonte me vetveten dhe të shoqen, Perandoreshën Teodora.

Më vonë me kalimin e kohës me anë të martesave dhe dhënies së privilegjeve, Bizanti ja dhuroi simbolin Perandorak fisnikërisë së kombeve, që ishin integruar në këtë Perandori shumë kombëshe si: Princave Rumunë, Bullgarë, Gjermanë, Rusë, Serbë, Grekë, Shqiptarë, etj. Kjo eshtë arsyeja që këtë simbol sot e përdorin një dyzinë popujsh e shtetesh, të cilat dikur kanë patur kontakte kulturore me Bizantin. Ndërkohë që ai shfaqet si simbol i kishës Ortodokse, pasardhëse e drejtpërdrejtë e Perandorisë së Lindjes, Bizantit.

Flamuri Bizantin ruhet sot në një nga manastiret e malit të Shenjtë (Athos) në Greqi, në ngjyrat e tij origjinale Shqiponjën e zezë me dy koka, të vendosur në një fushë të artë.

Barletus te libri i tij për Skenderbeun shkruante: “Skënderbeu mbante flamur të kuq të qëndisur me shqiponjë të zezë dykrenare”. Ngjyrat dhe forma e flamurit të Skenderbeut që na e përshkruan prifti Barletius, nuk ka dyshim që ishte flamuri i Bizantit. Prandaj dhe sot studiuesit shqiptarë hezitojnë që t’i përcaktojnë ngjyrat e flamurit të Skenderbeut dhe pranojnë vetëm formën e tij. Kjo është dhe arsyeja se pse sot emblema e Qeverisë së Shqipërisë është me shqiponjë dy krenare të verdhë e jo të zezë.

Sot ka ende disa historianë shqiptarë që thuajnë se shqiptarët vazhduan që të mbajnë flamurin e Skenderbeut dhe ate e përdorën edhe gjatë mbajtjes së Lidhjes së Prizrenit në vitin 1878. Ky konstatim është i gabueshëm pasi që sot dihet, dhe e mbështetur nga dëshmit e djalit të Abdyl Frashërit (Mit’hat-it) dhe nipit të tij (Mehdi-ut), që ajo Lidhje u organizua nga vetë Sulltan Abdulhamidi II (lexo: broshurën e Mit’hatit Frashërit për jetën e Naim Frashërit; dhe përkthimin me komente të Mehdi Frashërit për librin “E vërteta mbi Shqipërin dhe Shqiptarët” nga Vasso Effendi [Pasha]). Vendosja e flamurit të Skenderbeut dhe pikturës me figurën e tij në dhomën ku u mbajtë Kuvendi i Lidhjes së Prizrenit në vitin 1878, është vetëm imagjinatë e piktorëve komunist dhe post-komunist të Shqipërisë e të Kosovës.

Se sa i panjohur ishte flamuri i sotëm i Shqipërisë në periudhën para pavarësisë së Shqipërisë, mund ta kuptojmë nga një artikull që u shkrua për të mbrojtur pafajësinë e Dervish Himës, i cili akuzohej se ishte kapur me një flamur të tillë dhe prandaj mbahej në paraburgim në Selanik. Autori i artikullit, që sipas gjitha gjasave ishte Mit’hat Frashëri, e quante flamurin me shqiponjën dy krenare një copë lëvere: “Sa për flamur, kjo është një gjë për të qeshur, se një cope lëvere e grisur dhe pake si e përlyer ç’rëndësi munt të ketë? Një copë lëvere në mos të plaçkoset, një copë lëvere që dhe s’dihetë ç’është, dhe qe s’është përdorue në na një punë, ç’rëndesi ka, nuk kuptojmë. S’munt të themi se ajo lëvere është flamuri i Shqipëris, se flamur të Shqipëris nuk kemi, nuk e dim si është një flamur i një shteti të njohurë edhe aherë s’ka nojë rëndësi se çdo njeri munt të bëre një flamur dhe të lozë me te. Këtu pyesim pra pse gjykatoreja rëfen kaqë përtim, kaqë gadalsi në punë (gazeta Lirija nr.19, Selanik- 6 dhjetor 1908)?”

Gjatë Luftës Ballkanike 1912/13, shqiptarët në asnjë rast nuk luftuan me flamurin e Skenderbeut. Ata shqiptarë që luftuan për Shqipërinë, luftuan me flamurin osman. Këtë mund ta dëshmojmë edhe me një telegram të Qeverisë së Vlorës që iu drejtohet shqiptarëve që mbronin Janinën. Telegrami i lëshuar më 29 janar 1913 ka këtë përmbajtje: “Për shqiptarët është një detyrë fort e madhe të mbrohet dhe të mbahet Janina. Megjithëse ushtarët shqiptarë luftojnë nën flamurin otoman, prapëseprapë këta duhet ta dinë këtë detyrë dhe të njohin dobinë që ka Janina për atdheun e tyre. Ata që s’patën turp e dezertuan nuk ruajtën nderin e flamurit nën të cilin gjinden dhe nuk çuan në vend interesin e atdheut të tyre”.

Pas Luftës Ballkanike u okupuan shumë territore të shqiptarëve nga sllavët apo grekët dhe u ndalua përdorimi i flamurit osman-shqiptar ndër shqiptarët. Në vend të tij, me disa ndërprerje, përdorej flamuri i Greqisë, i Serbisë apo i Jugosllavisë. Sot në Maqedoni përdoret ai i sllavo-ortodoksëve. Megjithate flamuri osman-shqiptar vazhdoi që të përbëj identitetin e shqiptarëve për ata shqiptarë që mbetën të jetojnë në Perandorin Osmane dhe po ashtu për ata shqiptarë që migruan më vonë në Republikën e Turqisë; pasi që për dallim nga Shqipëria, Republika e Turqisë e pranoi si të vetin flamurin e Perandorisë Osmane.

Në Shqipëri, flamuri osman-shqiptar vazhdoi të valonte deri në vitin 1915. Kacafytja e fundit për këtë flamur si duket ndodhi në vitin 1915 në Shkodër, me ç’rast u vranë rreth 70 veta (lexo: Ndoc Nikaj “Historia e Shqypniës” Shkodër 1917). Prej pas Luftës së Parë Botërore deri më sot flamuri me shqiponjën dy krenare valon në Shqipëri.

Sipas dëshmisë së historianit gjerman Peter Bartl, që u takua me Eqrem Vlorën në Gjermani, kuptojmë që E.V. e kishte ndryshuar versionin për ngjarjen e flamurit në Kuvendin e Vlorës. E.V. i kishte thënë Peter Bartl, se ishte baronesha Marie von Godin që e kishte qëndisur flamurin për rastin e Kuvendit të Vlorës. Mirëpo në versionin me shkrim, te kujtimet e tija Eqrem Vlora e kishte ndryshuar këtë dëshmi (lexo: Peter Bartl “Begegnungen mit der Albanischen Geschichte” te libri “Albanische Geschichte” nga Oliver Schmitt dhe Eva Frantz, München 2009). Për sa i përket vajzës Marigo që e qëndisi flamurin dhe ia dha në dorë Ismail Qemalit në Vlorë, kjo “ngjarje” nuk ia vlen të komentohet, pasi që është vetëm një shpikje në filmin-historik skandaloz për Kuvendin e Vlorës.

Po në vitin 1912 kemi shumë dëshmi që flamuri i Skenderbeut ishte i panjohur për shumicën e shqiptarëve dhe, nga shumë prej tyre nuk u pranua si flamur kombëtar pasi ata vazhduan që të identifikohen me flamurin osman-shqiptar. Nga kujtimet e Dhimitër Zografit kuptojmë që në nëntor 1912 i gjithë rrethi i Dibrës nuk kishte asnjë flamur “shqiptar” dhe prandaj u dërguan dy kalorës prej Durësit për në Dibër që t’iu jepnin atyre një flamur.

Në vitet e para të formimit të Shteti Shqiptar, mospranimi i shumë shqiptarëve të Shqipërisë që të identifikoheshin me flamurin e shtetit të ri, mund të shpjegohet edhe nëse krahasojmë qëndrimin e shumë kosovarëve për flamurin e shtetit të Kosovës. Shumë kosovarë nuk pranojnë të identifikohen me flamurin e ri të shtetit të Kosovës, pasi që ai flamur nuk paraqet asnjë rëndësi historike për ta. Prandaj dhe shqiptarët e Shqipërisë, që historinë e tyre e kishin lidhur ngushtë me flamurin osman-shqiptarë, refuzuan që ta pranonin me lehtësi një flamur të panjohur si flamurin e tyre.

Flamuri osman jo vetëm që përdorej ndër shqiptarë, por ai u përhapë në shumë pjesë të botës pikërisht nga luftëtarët shqiptarë. Këtë fakt na e qartëson më së miri Sami Frashëri te libri “Shqipëria çka qenë ç’është dhe ç’do të bëhet”, e ku shkruan: ”Më të mbëdhenjtë e më të mirët e Vezirëvet të Tyrqisë ishinë Shqipëtarë, si Sinan Pasha që ka marë Jemenë e ka shpenë Fjamurin e Tyrqisë gjer në detet të Indisë

Flamuri osman ishte flamuri i shqiptarëve; kjo është e saktë. Mirëpo ekziston një dilemë për ta pranuar këtë si plotësisht të saktë. Kjo për arsye të rebelimit për pavarsin e Greqisë në vitet 1821-32. Vetvetiu parashtrohet pyetja se gjatë atij rebelimi, me cilin flamur luftonin shqiptarët që përkrahnin formimin e Greqisë e që përlesheshin me shqiptarët që mbronin Perandorin Osmane? Me siguri që palët kundërshtare nuk kanë përdorur të njëjtin flamur dhe prandaj përgjigja e kësaj pyetje është e qartë për ata që kanë arsye.

Poashtu në Luftën Greko-Osmane të vitit 1897 përsëri shqiptarët nga të dyja anët luftonin kundër njëri tjetrit me flamuj të ndryshëm. Prandaj dhe sot ne mund të themi se e dimë se kush është flamuri i Shqipërisë pasi që ai tani ka edhe një histori 1 shekullore, poashtu e dimë se kush është flamuri i shtetit tjetër shqiptar të Kosovës, mirëpo se kush është flamuri historik i popullit shqiptar, kjo është një dilemë që pret të zgjidhet.(v.f.d.)

Mendoi se në një të ardhme jo të largët shqiptarët duhet mbajtur një REFERENDUM mbi mbajtjen dhe përdorimin e flamurit të ardhshëm. shqiptarë.

Sabri Selmani:

Shekulli Agency