Gjermani, policia ndërhyn ashpër ndaj protestuesve pro Palestinës

Policia gjermane ndërhyri ashpër ndaj aktivistëve pro palestinezë që protestuan në hapësirën e gjelbër pranë ndërtesës së kryeministrisë në Berlin kundër sulmeve të Izraelit në Gaza, transmeton Anadolu.

Në pamjet e paraqitura në median sociale, shihet se policia ndërhyn ashpër dhe herë pas here godet me grushte aktivistët që përpiqet t’i ndalojë.

Në pamje shihet se policia u pengon frymëmarrjen disa aktivistëve duke u mbyllur gojën. Policia përdori edhe gaz lotsjellës.

Policia në Gjermani, duke i ndërprerë energjinë elektrike anuloi Kongresin e Palestinës i cili ishte planifikuar të mbahej fundjavën që kaloi.

Ministria e Brendshme nuk lejoi hyrjen në vend të Gassan Ebu Sitte, rektorin britanik me origjinë palestineze të Universitetit të Glasgow-it i cili duhej të mbante fjalim në kongres.

Po ashtu ministria vendosi ndalimin e pjesëmarrjes në aktivitete politike në Gjermani edhe për ish-ministrin grek të Financave, Yanis Varufakis, për shkak të retorikës së tij në mbështetje të Palestinës.

Shekulli Agency