Fillimi SportVlera e Kombëtareve/ Gjermania e para me 580 milion, ja ku renditet Shqipëria

Vlera e Kombëtareve/ Gjermania e para me 580 milion, ja ku renditet Shqipëria

nga Shekulli Agency

Sipas portalit Transfermarkt, i cili publikon vlerën e kartonit të futbollistëve, kampionët e botës mbajnë vendin e parë me 580 mln euro.

Vlera e futbollistëve gjerman shkon deri në 75 mln euro, ndërsa ai që kushton më pak është Podolski me vetëm 8 mln euro.

Në vend të dytë është Spanja, e ndjekur nga Belgjika, Anglia dhe Franca.

Italia është e fundit e kombëtareve të mëdha me vlerën 272 mln euro, 308 mln më pak se Gjermania.

Ndërkohë vlera e 23 lojtarëve të De Biasit kap shifrën e 46 mln eurove, ku lojtari më i shtrenjtë është mbrojtësi i Napolit Elseid Hysaj, vlera e të cilit shkon deri në 12 mln euro.

vlera

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies