Fillimi SportTurqi, sonte super sfida Beşiktaş-Galatasaray

Turqi, sonte super sfida Beşiktaş-Galatasaray

nga Shekulli Agency

Super Liga e Turqisë në futboll këtë fundjavë sjell një ndeshje derbi, më konkretisht duelin mes dy gjigantëve të futbollit turk, Beşiktaş – Galatasaray, i cili luhet sonte në stadiumin Vodafone Park në orën 19:30, sipas orës lokale.

Në një prononcim për gazetarët mbrëmë gjatë një eventi në Vodafone Park, presidenti i Beşiktaş-it, Fikret Orman tha se “shpreson për një derbi i cili do të vendoset nga lojtarët”, duke i uruar fat gjyqtarit të ndeshjes Firat Aydinus.

“Nuk dua të komentoj referin për të parandaluar secilin manipulim të mundshëm. Zoti qoftë me të, në mënyrë që ndeshja të përcaktohet nga lojtarët në fushë”, tha Orman. Ai u shpreh se deri në xhiron e fundit të luajtur, liga e Turqisë ka ecur në një drejtim të balancuar. “Dallimi mes të parit dhe të tetit në tabelë nuk është aq i madh”, u shpreh ai.

Për këtë ndeshje ka folur edhe presidenti i Galatasaray-it, Dursun Ozbek, i cili deklaroi mbrëmë se Beşiktaş-i dhe Galatasaray-i janë dy ekipe të shquara, me shpresë se atmosfera në tribuna do të jetë e këndshme për publikun. “Do të jetë një sfidë e mrekullueshme sepse të dyja ekipet po kalojnë përmes një forme të mirë”, tha ai.

Tabelën e klasifikimit e kryeson Galatasaray-i me 29 pikë, gjashtë më shumë se Beşiktaş-i i cili aktualisht mban pozitën e katërt në tabelë.

Çiftet e fundjavës

E Shtunë:

Akhisarspor – Yeni Malatyaspor

Karabükspor – Göztepe

Beşiktaş – Galatasaray

E Diel:

Konyaspor – Bursaspor

Gençlerbirliği – Sivasspor

Başakşehir – Osmanlıspor

Fenerbahçe – Kasımpaşa

E Hënë:

Trabzonspor – Antalyaspor

Alanyaspor – Kayserispor

Tabela

EKIPET N F B H GP G +/- Pts.
1. GALATASARAY 13 9 2 2 29 14 15 29
2. BASAKSEHIR 13 8 3 2 24 15 9 27
3. FENERBAHCE 13 6 5 2 26 17 9 23
4. BESIKTAS 13 6 5 2 19 12 7 23
5. KAYSERISPOR 13 6 5 2 20 15 5 23
6. BURSASPOR 13 6 3 4 24 16 8 21
7. GOZTEPE 13 6 3 4 24 21 3 21
8. TRABZONSPOR 13 5 4 4 25 27 -2 19
9. SIVASSPOR 13 6 1 6 19 21 -2 19
10. KASIMPASA 13 5 3 5 22 22 0 18
11. AKHISARSPOR 13 5 3 5 18 21 -3 18
12. ALANYASPOR 13 5 2 6 25 24 1 17
13. YENI MALATYASPOR 13 4 3 6 16 20 -4 15
14. ANTALYASPOR 13 3 4 6 14 22 -8 13
15. KONYASPOR 13 3 2 8 13 18 -5 11
16. OSMANLISPOR 13 3 2 8 19 26 -7 11
17. KARABUKSPOR 13 2 2 9 13 23 -10 8
18. GENCLERBIRLIGI 13 2 2 9 14 30 -16 8
/AA/

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies