Fillimi SportTuchel mund ta drejtojë pankinën e Bayernit të Mynihut

Tuchel mund ta drejtojë pankinën e Bayernit të Mynihut

nga Shekulli Agency

Trajneri i Paris Saint Germain (PSG) Thomas Tuchel mund të bëhet trajneri i ri i Bayernit të Mynihut.

Siç shkruan “Bild”-i gjerman, Tuchel mund të ulet në pankinën e klubit bavarez, ndërsa Hansi Flick, trajneri i përkohshëm i Bayernit, do të ishte ndihmësi i tij i parë.

Tuchel ka marrëveshje me PSG-në deri në vitin 2021, ndërsa qëndrimin e tij do ta vendos paraqitja e ekipit francez në Ligën e Kampionëve. Në rast të shkarkimit eventual, drejtuesit e Bayernit do të dëshironin ta shihnin në klub.

Tuchel ka marrëdhënie shumë të mira me Flick, ndërsa prej më herët njihet me Bundesligën.

Një sezon e gjysmë kaloi në Borussia Dortmund, rivalin më të madh të Bayernit, para se në vitin 2018 të kalojë në PSG.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies