Fillimi SportTë ftuarit e De Biasit për miqësoren me Kosovën

Të ftuarit e De Biasit për miqësoren me Kosovën

nga Shekulli Agency

gianniGianni De Biasi ka bërë publike listën prej 25 lojtarëve të ftuar për ndeshjet miqësore të nëntorit

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, ka thënë se në këto miqësore do t’i testojë sa më shumë lojtarët e rinj.

“Janë dy miqësore ku do të testojmë disa lojtarë të rinj duke parë gjendjen e të gjithëve dhe duke u përpjekur të risim nivelin e lojës tonë”, ka thënë De Biasi.

“Do punojmë fort që të përmirësohemi akoma më shumë dhe të jemi gati për Evropianin. Siguruam miqësoren me Gjeorgjinë pasi ishte e vetmja skuadër e disponueshme dhe ekipet e tjera që kërkuam nuk ishin të lira”, shtoi më tej trajneri italian.

“Disa nga lojtarët e përhershëm i kam lenë pushim pasi edhe kanë pasur probleme fizike, si Kukeli, apo Mavraj që është pothuajse gati për të luajtur”, ka përfunduar De Biasi.

Në listën e De Biasit bie në sy prania e dy lojtarëve të rinj si Rei Manaj dhe Frederik Veseli të cilët veshin për herë të parë fanellën e Përfaqësueses. Veseli është mbrojtës dhe luan te Lugano në Zvicër. Mosha e tij është 23 vjeç dhe mesa duket ai bën pjesë në planet e De Biasit.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies