Fillimi SportStambolli, më 23 nëntor nikoqir i samitit të FIFA-s

Stambolli, më 23 nëntor nikoqir i samitit të FIFA-s

nga Shekulli Agency

Në organizim të Federatës Ndërkombëtare të Asociacioneve të Futbollit (FIFA) të enjten, më 23 nëntor, do të mbahet në Stamboll Samiti i Futbollit.

Në një njoftim të Federatës Turke të Futbollit (TFF) theksohet se në këtë do të marrë pjesë presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, si dhe përfaqësues dhe zyrtarë të lartë të asociacioneve anëtare të FIFA-s.

Siç bëhet e ditur, përfaqësuesit e federatave të futbollit, gjatë samitit do të bisedojnë për një sërë temash strategjike të cilat paraqesin nismat për reforma brenda FIFA-s.

Planifikohet që pas samitit në një konferencë të përbashkët për shtyp të flasin presidenti i FIFA-s, Infantino dhe ai i federatës turke, Yildirim Demiroren.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies