Shqipëri-Zvicër mes 4 sfidave speciale në Euro 2016

shaqiri-111-Më 12 Dhjetor, goglat në Paris shkruan historitë e para të Euro 2016. Shorti përcaktoi që në fazën e grupeve të evenimentit në Francë të luhen katër duele “derbi”.

Nga sfida e vëllezërve ndërmjet Shqipërisë dhe Zvicrës në Grupin A, cilësohet derbi i zemrës, ose më mirë derbi i zgjedhjeve të zemrës dhe të mundësive. Natyrisht, në një ndeshje të tillë, ai që ka fituar më tepër është futbolli.

Shqipëria ka furnizuar Zvicrën me talentë, ndërsa Zvicra nga ana e saj i ka dhënë mundësi shumë futbollistëve që të rriten, duke ndikuar edhe në fatin e ekipit kuqezi, për ata lojtarë që zgjodhën të përfaqësojnë kombin.

Një ndeshje ku skuadra helvetike, me gjashtë lojtarë me origjinë shqiptare, do të ngjasojë me një vazhdim të ekipit të Shqipërisë. Në fushë do të dominojnë lojtarët me pasaporta të dy vendeve, pasi lojtarë si Abrashi, Gjimshiti, Ajeti, Lenjani, Aliji, Gashi, Veseli apo Migjen Basha zgjodhën të luajnë me Shqipërinë, pasi më parë kishin mbrojtur ngjyrat e Zvicrës.

Derbi i shqiptarëve rezervon edhe duelin ndërmjet dy vëllezërve, Taulant dhe Granit Xhaka. Për herë të parë dy vëllezër luajnë me përfaqësuese të ndryshe në Kampionatin Europian, ndërsa derbi brenda familjes cilësohet edhe më emocionues se ai i vëllezërve Boateng me Gjermaninë dhe Ganën në Kupën e Botës. Sido që të shkojë, Shqipëri-Zvicër do të jetë ndeshja me impaktin më të lartë emocional në Euro 2016.

Më tepër sesa sfida e Grupit B ku Anglia luan ndaj Uellsit, që gjithmonë janë konsideruar si Britanikët e Kategorisë së Dytë dhe ku të gjithë lojtarët ndjekin rrugën e futbollit profesionist në Ligat angleze.

Goglat vendosën përballë në Grupin C Ukrainën dhe Poloninë, dy vendet bashkëorganizatore të Europianit 2012. Polonia në anën tjetër do të luajë në fazën e grupeve edhe “derbin” me Gjermaninë.

Në Grupin F luhet dueli që rikthen Perandorinë Austro-hungareze, që dominoi nga viti 1862 deri më 1919-ën. Hungaria është kthyer e madhe me portierin 40-vjeçar, Gabor Kiraly dhe një përfaqësuese eksperte dhe plot entuziazëm.

Shekulli Agency