Arabia Saudite ka formuar një koalicion për të luftuar kundër terrorizmit islamik. Ajo përbëhet nga 34 vende, përfshirë Egjipt, Turqi, Emiratet e Bashkuara Arabe, por edhe nga Afrika dhe Azia.
Koalicioni, nën udhëheqjen e Arabisë Saudite, do të ketë qendrën komande të bazuar në Riyad për të mbështetur operacionet ushtarake në luftën kundër terrorizmit. Dhjetë vende të tjera myslimane, duke përfshirë dhe Indonezin, mund ti bashkohen më vonë koalicionit anti-terrotiste, sipas agjencisë së lajmeve saudite (Spa).
Duke konsideruar nga këndi gjeostrategjik shiit, rivalin me te madh ndaj Riyadit, natyrisht se Irani nuk është pjesë e këtij koalicioni të ri, përfshirë dhe Irakun.
Shekulli Agency