Fillimi SportShaqiri transferohet tek Liverpool

Shaqiri transferohet tek Liverpool

nga Shekulli Agency

Futbollisti kosovar i Stoke City, Xherdan Shaqiri, u transferua në Liverpool.

Në njoftimin e publikuar nga Liverpooli, thuhet se për Shaqiri-n kanë paguar një klauzolë prej 13,5 milionë sterlinë, ndërsa me sulmuesin shqiptar kanë nënshkruar një marrëveshje afatgjatë.

Futbollisti 26 vjeçar në Liverpool sezonin e ardhshme do të vesh fanellën me numër 23.

Xherdan Shaqiri për Kombëtaren e Zvicrës ka luajtur në 74 ndeshje, ndërsa sezonin e kaluar me fanellën e Stoke City në 36 ndeshje në ligë kishte shënuar 8 gola dhe 7 asiste.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies