Fillimi SportRonaldo kritikon Luksemburgun: Luajtëm në “fushë patatesh”

Ronaldo kritikon Luksemburgun: Luajtëm në “fushë patatesh”

nga Shekulli Agency

Cristiano Ronaldo kritikoi ashpër fushën e futbollit në Luksemburg, pasi kombëtarja e Portugalisë dje fitoi me rezultatin 2:0 ndaj Luksenmburgut në ndeshjen për kualifikimet në Kampionatin Evropian 2020.

“Nuk është e lehtë të luash në terrene si kjo, ishte me të vërtetë një ‘fushë patatesh’. Nuk e kam të qartë se si skuadra si tonat duhet të luajnë në terrene të tilla”, u tha Ronaldo gazetarëve.

Ai, megjithatë, shtoi se gjëja më e rëndësishme është se fituan dhe u kualifikuan për në EURO 2020.

“Nuk ishte ndonjë performancë spektakolare nga ana jonë, por me rëndësi është se e kryem punën. I gëzohem faktit për pjesmarrjen time të pestë në Kampionatet Evropiane”, tha Ronaldo.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies