Fillimi SportNë tetor shqyrtohet ankesa e Serbisë ndaj pranimit të Kosovës në UEFA

Në tetor shqyrtohet ankesa e Serbisë ndaj pranimit të Kosovës në UEFA

nga Shekulli Agency

uefaGjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) më 31 tetor do ta vlerësojë ankesën e Federatës Serbe të Futbollit (FSS) ndaj pranimit të Kosovës në UEFA.

Në deklaratën e bërë nga CAS, njoftohet se ankesa e FSS-së e parashtruar në muajin maj do të merret në shqyrtim më 31 e tetor.

Ndërsa Kosova me shumicë të votave në Kongresin e UEFA-s që u mbajt në muajin maj fitoi anëtarësinë, kryetari i FSS-së, Tomislav Karaxhiq, ishte shprehur se vendimi ishte politik dhe se futbolli është mposhtur nga politika.

Më pas, Kosova arriti të bëhet anëtare edhe në FIFA, duke fituar kështu të drejtën për pjesëmarrje në eleminatoret për Kampionatin Botëror FIFA-s në vitin 2018.

Kosova e cila pavarësinë e shpalli në vitin 2008, ende nuk pranohet si shtet i pavarur nga Serbia.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies