Fillimi SportNdeshjen Skënderbeu-Beşiktaş do ta drejtojë arbitri hungarez, Tamas Bongar

Ndeshjen Skënderbeu-Beşiktaş do ta drejtojë arbitri hungarez, Tamas Bongar

nga Shekulli Agency

333-beshiktash-skenderbeu

Ndeshjen e cila do të luhet mes Beşiktaş-it dhe ekipit shqiptar Skënderbeu për UEFA Europa League, Grupi H, ditën e enjte më 17 shtator në Shqipëri do ta drejtojë arbitri hungarez, Tamas Bongar.

Sipas një deklarate të bërë nga Federata e Futbollit të Turqisë theksohet se ndeshja që do të zhvillohet në orën 21.05 në stadiumin “Elbasan Arena” në qytetin e Elbasanit do të drejtohet nga Bongar si arbitër kryesorë dhe ndihmësit e tij do të jenë Laszlo Viszokai dhe Gabor Erös, ndërsa arbitri i 4 do të jetë Oszkar Lemon, dhe arbritrat shtesë Zsolt Szabo dhe Peter Solymosi.

Ndërkohë ekipi i Beşiktaş-it ka filluar përgatitjet në kuadër të ndeshjes me Skënderbeun. Në objektet e BJK Nevzat Demir është mbajtur një sesion trajnimi i mbyllur për shtypin nën menaxhimin e trajnerit Shenol Gunesh. Informohet gjithashtu se është nisur trajtimi i lojtarit Oguzhan Ozyakup i cili ishte i lënduar.

Beşiktaş do të vazhdojë nesër me stërvitjet përgatitore për ndeshjen kundër Skënderbeut.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies