Fillimi SportMuhammed Salah mund të humb Botërorin

Muhammed Salah mund të humb Botërorin

nga Shekulli Agency

Trajneri i Liverpool-it, Jürgen Klopp, në lidhje me gjendjen e yllit Muhammed Salah, i cili u detyrua të dal nga loja në ndeshjen finale me Real Madrid, në UEFA Ligën e Kampionëve, tha se lëndimi i tij është serioz.

Ai duke informuar në lidhje me gjendjen shëndetësore të futbollistit egjiptian pas ndeshjes në Kiev të Ukrainës, tha se “Pas ndeshjes shkoi në spital për rrezet X. Nuk duket mirë”.

“Mund të humb FIFA Kupën Botërore. Ka një problem serioz në krah. Me të vërtetë e pabesushme”. tha Klopp duke treguar se lëndimi i tij mund të jetë serioz.

Salah ishte lënduar pas një dueli me Sergio Ramos nga Real Madrid, dhe me lot kishte braktisur fushën në minutën e 31.

/AA/

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies