Fillimi SportMilan para përjashtimit nga Evropa dhe 30 milionë euro gjobë

Milan para përjashtimit nga Evropa dhe 30 milionë euro gjobë

nga Shekulli Agency

Sipas pretendimeve të mediave italiane, për shkelje të rregullave financiare të ‘fair-play’, klubi italian AC Milan mund të gjobitet rëndë nga Federata Evropiane e Futbollit (UEFA), transmeton (AA).

Më tej thuhet se UEFA vendimin do ta marrë të hënën dhe se klubi i famshëm milanez mund të përjashtohet nga Evropa Liga dhe një gjobë prej 30 milionë euro.

Klubi nga “San Siro” do të paguajë çmimin e menaxhimit të keq të presidentit Yonghong Li, i cili vitin e kaluar bleu Milano-n nga Silvio Berlusconi.

“Rosonjerët” sipas pretendimve mediale, aktualisht ndodhen në qendër të betejës mbi pronësinë e klubit, e cila mund të përfundojë me një epilog ku pronësia do t’i kalojë grupit amerikan Elliott Management.

Biznesmeni kinez deri në afatin e djeshëm nuk ka arritur të sigurojë 32 milionë euro të domosdoshme për të siguruar rritjen e kapitalit, prandaj pozita e tij në klub në këtë moment shihet si e paqëndrueshme.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies