
Ishte një natë për t’u mbajtur mend për Liverpoolin, pasi “reds”-at mposhtën Evertonin me rezultatin 5-2 për të vendosur një rekord të ri të klubit, fillimin e tyre më të mirë në historinë e Premier Ligës.
Golat e Divock Origi (2), Xherdan Shaqiri, Sadio Mane dhe Georginio Wijnaldum shënuan një tjetër fitore për Liverpoolin, i cili tani ka 43 pikë pas 15 ndeshjeve.
Ata janë 8 pikë më të mirë se skuadra e vendit të dytë, Leicester City, ndërsa zhvilluan ndeshjen e tyre të 32-të radhazi të pamposhtur në ligë.
Pas kësaj fitoreje, trajneri i Liverpoolit shënoi fitoren e tij të 100-të në Premier Ligë, duke u bërë trajneri i dytë më i shpejtë që arriti 100 fitore në Premier Ligë pas Jose Mourinhos (142 ndeshje).
Klopp e bëri në 159 ndeshje.
Rezultatet e së mërkurës
Chelsea – Aston Villa: 2-1
Leicester City – Watford: 2-0
Manchester United – Tottenham: 2-1
Southampton – Norwich City: 2-1
Wolverhampton – West Ham United: 2-0
Liverpool – Everton : 5-2