Fillimi SportKryeprokurori zviceran reagon rreth dëshmisë së dhënë nga Michel Platini

Kryeprokurori zviceran reagon rreth dëshmisë së dhënë nga Michel Platini

nga Shekulli Agency

“Nga Platini nuk kemi marrë informacion vetëm si dëshmitarë. Kjo nuk është e vërtetë. Ne kemi kryer hetime kundrejt tij si dëshmitar dhe si i pandehur”.

111-Michel PlatiniMichael Lauber, kryeprokurori zviceran i cili kryen hetimet për ryshfet dhe korrupsion në FIFA njoftoi se Presidenti i UEFA-s Michel Platini ka dhënë deklaratën e tij si “i pandehur dhe si dëshmitar”.

Lauber sipas lajmeve në median zvicerane ka pohuar se: “Nga Platini nuk kemi marrë informacion vetëm si dëshmitarë. Kjo nuk është e vërtetë. Ne kemi kryer hetime kundrejt tij si dëshmitar dhe si i pandehur”.

Platini në një deklaratë të mëparshme kishte vënë në dukje se ai ishte thirrur si dëshmitarë ku kishte pohuar se: “Me zyrtarët zviceranë jam takuar ditën e premte për të dhënë informacione  dhe jo si i akuzuar”.

Platini ishte përfshirë në hetim me arsyetimin se në vitin 2011 kishte marrë një pagesë prej 1.8 milionë eurosh nga Presidenti i FIFA-s, Joseph Blatter.

Gjyqësori në Zvicër është i mendimit se FIFA ka pësuar humbje me 1.8 milionë eurot e paguara në shkurt të vitit 2011 ndaj Platini për shërbimet e kryera nga ai gjatë viteve 1999-2002. Platini pas viti 2002 kur ai hyri në Bordin Drejtues të FIFA-s theksohet se ka patur një rol të rëndësishëm në rizgjedhjet e mëvonshme të Blater.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies