Fillimi SportJa arsyeja përse Mavraj qëndroi te Këlni

Ja arsyeja përse Mavraj qëndroi te Këlni

nga Shekulli Agency

mavraj-52776548Pasi humbi gjysmën e parë të sezonit prej operacionit në gju dhe mendoi seriozisht largimin nga Këlni, Mërgim Mavraj është rikthyer në një element tejet të rëndësishëm për ekipin e Bundesligës.

Vendimi për të mos lejuar largimin e 29-vjeçarit drejt München 1860 ishte i trajnerit Peter Stoeger. Këmbëngulja për ta mbajtur kuqeziun në skuadër, bëri që drejtuesi i stolit të ndryshonte edhe variantin taktik të lojës, duke përdorur skemën me tre mbrojtës, të cilës Mavraj i përshtatet më së miri.

Tashmë, trajneri Stoeger zbulon edhe arsyen përse stafi teknik i Këlnit vendosi veton që Mërgim Mavraj të mbetej pjesë e skuadrës.

“Përsa i takon mundësisë që Mavraj të largohej në merkaton e dimrit kemi thënë ‘jo’, sepse kemi nevojë për katër qendërmbrojtës për të zbatuar idenë tonë të lojës”, ishte pohimi i teknikut të Këln.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është aktivizuar si titullar dhe ka luajtur me minutazh të plotë në tre ndeshjet e fundit të Bundesligës. Ky fakt pohohet edhe nga Stoeger, sipas të cilit “pas tre ndeshjeve të fundit në formacion, vetë lojtari është bindur që largimi nga ekipi nuk do të kishte qenë ai i duhuri”.

Trajneri vlerësoi se Mmavraj po luan mirë, ashtu si edhe e gjithë skuadra e Këlnit, ndërsa me alternativat e shumta në stol, të gjithë janë të kënaqur.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies