Icardi “macja e zezë” e Juventusit, i shënon në çdo 64 minuta

665-iumhjk-333Ishte 6 janari i vitit 2013. Nga kjo datë lindi makthi i madh i mbrojtjes së Juventusit, që deri më tani është ndëshkuar 6 herë nga Mauro Icardi. Një “mace e zezë” prej kohës kur sulmuesi ishte ende një talent që po shpërthente dhe mbronte ngjyrat e Sampdoria-s. Dy gola në portën e Buffon, gjatë dimrit të dy viteve më parë, duke shpalosur aftësi mjaft të mira teknike dhe fizike. Juventus Stadium heshti në atë rast me xhenovezët që fituan 2-1.

Më pas erdhën edhe rrjetat e realizuara me fanellën e Interit. Kualitet dhe finalizim, një pikë referimi për trajnerin Roberto Mancini. Mbrojtja e Juventusit me të drejtë i frikësohet. Me 6 gola në 381 minuta të luajtura, Icardi i ka shënuar bardhezinjve mesatarisht në çdo 64 minuta në Serinë A.

Një bomber i mirëfilltë. Lojtar i nivelit botëror, me paraqitje që e detyruan Interin t’i rinovonte kontratën deri në vitin 2019. Një fakt që jo të gjithë e dinë është se përpara transferimit nga Sampdoria te zikaltërit, Juventusi tentoi pa sukses ta afronte sulmuesin në merkaton e dimrit të 2013-ës.

Të dielën “Zonja e Vjetër” do të provojë të evitojë që Icardi t’i pasurojë statistikat e frikshme përballë bardhezinjve. Edhe pse i mbuluar nga ajo që cilësohet mbrojtja më e mirë në Itali, por edhe më gjërë, djaloshi nga Rosario ka arritur që në mënyrë sistematike të gjejë hapësira dhe ti krijojë probleme emrave si Bonuçi e Chiellini.SuperSport

Shekulli Agency