Fillimi SportIbrahimoviç pritet të debutojë në fanellën e Manchester United-it

Ibrahimoviç pritet të debutojë në fanellën e Manchester United-it

nga Shekulli Agency

ibrDuke folur për kanalin televiziv Manchester United, Ibrahimoviç shprehu kënaqësinë që ndeshjen e parë do ta zhvillojë në vendin e tij të lindjes në Suedi. Atje forcat do ti masin Manchester United dhe Galatasaray.

“Atje të gjithë më presin. Shumë flitet për mua dhe jam i emocionuar që ndeshja e parë zhvillohet në vendin tim”, tha Zlatan Ibrahimoviç para ndeshjes me Galatasaray-in.

Ai tha se do të zbret në fushë për t’iu ofruar lojë të mirë tifozëve. Ibrahimoviç ka theksuar se shumë ka stërvitur dhe se në klubin e ri ka lojtarë cilësor.

Nga ana tjetër, mediat britanike thonë se Manchester United ka realizuar shitje rekorde të fanellës së Ibrahimoviçit. Thuhet se klubi ka përfituar 76 milionë paund. Shitja e madhe e fanellave akoma vazhdon.


Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies