Tashmë duket se është kthyer në një fakt, kundër ekipeve të mëdha performanca e Ibrahimovic lë për të dëshiruar. Gati gati një sindromë, e pashpjegueshme kjo për një lojtar që në kampionat është një faktor deciziv dhe që edhe pse në moshën 34 vjecare është sërish një ndër 23 kandidatët për trofeun prestigjoz të Topit të Artë. Gjithsesi, në sfidën e së mërkurës kundër Real Madridid, ish lojtari i Milanit u duk sikur u zhduk nga radari deri në atë pikë që bën edhe teknikun Blanc të mbajë distancan, kur deklaron se në lidhje më suedezin, nuk i ka mbetur më asnjë zgjidhje tjetër përvec optimizmit.
Zhgënjimi u shfaq edhe në konferëncën për shtyp kur Blanc deklaroi se Ibra është ende larg nivele përsonale, por kjo nuk do të thotë se ai do të heqe dorë prej suedezit. Ai shtoi se mund edhe të mos e aktivizojë për 15 ditë duke e mbajtur larg fushe, por zgjedh që ta inkurajojë atë duke e vënë në pozita pune, e që impenjimi i tij në ndeshjet e rradhës të jetë sërish optimal. Gjithsesi, mediat franceze nuk janë kaq tolerante me Ibrën, madje disa prej tyre si psh Lequipe e ngelin atë në klasë, “4, shumë topa të luajtur por shumë pak prezencë në lojë. Shumë larg portës, kurrë pranë golit” shkruan e përsditshmja parisiene. Edhe më i rëndë paraqitet vlerësimi për Ibrën nga tabloidi “Le Parisien”, që e vlerëson atë me notën 3 duke mos i lënë në hije dhe fishkëllimat e tifozëve. Tashmë sfida e kthimit kundër Real Madridit mund të shërbejë për të hedhur poshtë mitin se kundër ekipeve të mëdha Ibrahimovic kthehet në hije të vetvetes.