Fillimi SportGurdiola: Racizmi është gjithandej

Gurdiola: Racizmi është gjithandej

nga Shekulli Agency

Trajneri i anglezëve të Manchester City, Pep Guardiola, ka deklaruar se “racizmi është gjithandej”, si një reagim pas pohimeve pas abuzimit racor të Raheem Sterling në ndeshjen e së shtunës kundër rivalëve të Chelsea.

Aktualisht, policia është e përfshirë në një hetim për incidentin në të cilin u përfshi Sterling gjatë humbjes së Cityt nga Chelsea me rezultatin 2:0, në ndeshjen e cila u luajt në Stamford Bridge.

“Racizmi është gjithandej, nuk është vetëm në futboll”, tha Guardiola i cituar nga BBC.

“Duhet të luftojmë që të bëjmë një të ardhme më të mirë për të gjithë, jo vetëm në Angli, por kudo”, tha ai.

Zyrtarët e londinezëve të Chelsea thonë se mbështesin hetimin policor, për çka aktualisht kanë pezulluar nga tribunat katër persona, të cilët nuk do të mund të shikojnë ndeshjet deri në përfundimin e hetimit.

Në një kumtesë, Chelsea thotë se “nëse sjellja raciste rezulton e vërtetë, do të ketë sanksione të ashpra, përfshirë ndalesa për hyrje në tribuna”.

Guardiola komentoi edhe veprimin e klubit londinez.

“Çmoj lart atë që bëri Chelsea dhe nëse do të ndodhte në klubin tim, do të bënim të njëjtën gjë”, tha ai.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies