Federata Botërore e Futbollit (FIFA) ka vendosur objektivat e saj për sistemin eksperimental të video-kontrollit që do të testohet në Kupën e Konfederatës, që fillon të shtunën në ë Rusi.
“Teknologjia duhet të ndihmojë gjyqtarët që të eliminojnë gabimet trashanike në lojë, të cilat kujtohen edhe gjatë pas tyre”, ka thënë Busacca.
FIFA dëshiron që video-asistenti (VAR) të vihet në përdorim vitin e ardhshëm gjatë kampionatit botëror në futboll Rusi 2018, në mënyrë që të ndihmojë në marrjen e vendimeve në situata kyçe, si gjatë shënimit të golave, penaltive, kartonat e kuq dhe rastet gjatë gabimit të identitetit.
Megjithatë, video-asistenti që është përdorur këtë muaj në kampionatin botëror U20 në Korenë e Jugut dhe në disa ndeshje miqësore të kombëtareve ngjalli polemika të shumta.
Drejtori teknik i FIFA-s, Marco van Basten, konsideron se “cilësia e vendimeve ishte shumë e lartë, mirëpo jo e përkryer”.