Fillimi SportFIFA dënon Anglinë, Skocinë, Uellsin dhe Irlandën e Veriut

FIFA dënon Anglinë, Skocinë, Uellsin dhe Irlandën e Veriut

nga Shekulli Agency

Federata Botërore e Futbollit (FIFA) ka dënuar me gjobë Federatat e Futbollit të Anglisë, Skocisë, Uellsit dhe Irlandës së Veriut, përfaqësuesit e të cilëve në nëntor mbanin shiritat e zinj me simbolin e lulekuqes në të në përkujtim të ushtarëve të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Një muaj pasi u ngrit procedura kundër Federatave të Futbollit nga Britania e Madhe, FIFA ka dënuar me gjobë të gjitha katër federatat.

Federata e Anglisë duhet të paguajë gjobë në vlerë prej 42.000 euro “për shkak të shfaqjes së simbolit politik” në ndeshjen kundër Skocisë më 11 nëntor në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror. Skocia me procedurën e njëjtë është dënuar me 18.600 euro.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies