31
Është hedhur shorti i fazës së grupeve në Europa League, që këtë vit është ndjekur me një interes më tëmadh se kurrë në Shqipëri, pasi për herë të parë në histori një klub shqiptar, Skënderbeu, merr pjesë në fazën e grupeve të këtij kompeticioni.
Skënderbeu është një ndër 6 klubet debutues në fazën e grupeve në Europa League.
Skuadra korçare është vendosur nga shorti në grupin H, ku do të përballet me Sporting Lisbonën, Beshiktashin dhe Lokomotiv Moskën.
