Fillimi SportChelsea përgatit “goditjen” Cristiano Ronaldo

Chelsea përgatit “goditjen” Cristiano Ronaldo

nga Shekulli Agency

ronaldNdryshime radikale për të ndryshuar imazhin e Chelseat. Roman Abramovich zbret në fushë për të luajtur ndeshjen e tij. Topi shkon në këmbët e pronarit të klubit londinez që po kalon momente të vështira dhe këtu nuk është fjala vetëm për situatën delikate të Jose Mourinhos. Manjati rus projekton një skuadër të frikshme me një objektiv kryesor, Cristiano Ronaldon në sulmin e “bluve”. Pas Manchester United dhe Paris Saint Germain në garë për portugezin ka hyrë edhe Chelsea që përgatit një ofertë të çmendur për ta shkëputur numrin 7 nga Reali i Madridit. Agjenti i lojtarit, Jorge Mendes po punon që t’i sigurojë klientit të tij një kontratë të majme për ta mbyllur karrierën me një pagë faraonike edhe pse marrëveshja aktuale e Ronaldos me Realin e Madridit skadon në vitin 2018. Me apo pa Mourinhon, Ronaldo do t’i jepte një impuls të ri Chelseat ku brenda pak muajsh ka ndodhur një metamorfozë e çuditshme.

Lojtarët që konsideroheshin yje tashmë janë kthyer në hije që nuk arrijnë të imponojnë ritmin në Premier League. Vendi i 16 në klasifikim dhe zona e ftohtë shumë pranë me 11 pikë në 12 javë janë e dhëna më e qartë për klimën e keqe që po mbizotëron në klub. Në këtë mënyrë, Abramovich ka gati 100 milionë Euro por nga ana tjetër, Hazard, Oscar dhe Matic duhet të bëjnë gati valixhet për të arkëtuar sa më shumë. Në krahun tjetër, situata nuk duket nga më të lumturat për Cristiano Ronaldon në “Bernabeu”. Pasi theu rekordin e Raul duke u bërë golashënuesi më i mirë i Realit, Cristiano duket i humbur mes të besuarve të Rafael Benitez.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies