Fillimi SportBenitez: Reali nuk fiton për shkak të Perez

Benitez: Reali nuk fiton për shkak të Perez

nga Shekulli Agency

benitez-45333jpgFjalët e tij peshojnë në çdo moment edhe pse tashmë është një ish. Rafael Benitez i shkarkuar përpara disa javësh nga posti i trajnerit të Realit të Madridit, adreson akuza të rënda ndaj presidentit Florentino Perez. Ndërmjet fjalëve të tij, ai zbulon arsyen se përse Barcelona po e dominon që prej 10 vitesh futbollin në Spanjë.

“Nuk është e lehtë të jesh trajner i Realit. Gjithçka duhet të jetë perfekte. Nëse diçka shkon keq ose kështu mendon presidenti, atëherë ky është një problem i madh”.

Një koment aspak miqësor ndaj njeriut që e kërkoi me çdo kusht gjatë muajve të verës por e shkarkoi në mes të sezonit. Rafael Benitez shkon edhe më tej duke analizuar situatën në kampin “merengues”.

“Nuk është e lehtë të kuptosh se çfarë ka ndodhur te Reali i Madridit gjatë viteve të fundit. Kemi parë të largohen Camacho, Del Bosque, Pellegrini, Mourinho dhe Ancelotti. Unë po e përmirësoja skuadrën por drejtuesit nuk kishin durim. E dija se po punonim mirë dhe ishim në rrugën e duhur por tifozët ishin nervozë dhe presidenti gjithashtu. Perez ishte gjithmonë aty me ne, fliste me lojtarët dhe shtypin çdo ditë dhe për një trajner kjo është shumë e vështrirë”.

Sipas Benitez, çelësi i suksesit për të fituar në Spanjë shtë stabiliteti.

“Barcelona ka një model të ri futbolli, ndërsa Reali ndryshon trajner çdo vit dhe gjithçka nis nga fillimi. Ja përse Reali e ka fituar vetëm një herë kampionatin gjatë 7 viteve të fundit. Gjatë 8 viteve të fundit Barcelona ka luajtur 6 finale dhe ka fituar më shumë se dyfishin e trofeve të Realit që kur ai president është në atë detyrë”.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies